Interi fillon bisedimet me Porton, pasi Taremi ka dhënë 'dritën e gjelbër' - NACIONALE

Interi fillon bisedimet me Porton, pasi Taremi ka dhënë 'dritën e gjelbër'

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mehdi Taremi është pajtuar me kushtet personale që ia ka ofruar Interi, para afatit kalimtar të verës, ku ai do të jetë një lojtar i lirë dhe tashmë zikaltrit zyrtarisht kanë njoftuar skuadrën aktuale të tij Porton, për bisedimet.

Kontrata e sulmuesit 31-vjeçar iranian skadon me klubin portugez në fund të këtij sezoni dhe një marrëveshje e re nuk do të nënshkruhet, duke e bërë këtë gjashtë muajt e tij të fundit në klub. Ai ka bërë mirë që nga ardhja e tij në vitin 2020, duke shënuar 86 gola dhe duke dhënë 53 asistime në 171 ndeshje.

Inter inform Porto of agreement to sign Mehdi Taremi

Taremi ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Interin, me vlerë rreth 3 milionë euro neto në sezon plus bonuse. Ai ishte në prag të bashkimit me rivalët e zikaltërve, Milanin, në verë, përpara se një marrëveshje të dështonte në momentet e fundit.

Siç raportohet nga Calciomercato.com, Interi i i ka shkruar tashmë zyrtarisht Portos për t'i informuar për negociatat në vazhdim me Taremin, duke bërë të qartë se ata presin mirëkuptim nga klubi portugez, që lojtari të kalojë si i lirë në verë te Interi.

Gjithçka që i mbetet 31-vjeçarit në këtë pikë është të kryejë testet mjekësore me klubin dhe të vendosë të zezën mbi të bardhë në kontratën e tij.

Lajme të ngjashme