Interi e hedh poshtë ofertën e parë të Man Unitedit për Onanan - NACIONALE

Interi e hedh poshtë ofertën e parë të Man Unitedit për Onanan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Interi e ka hedhur poshtë ofertën e parë të Manchester Unitedit për portierin kamerunas Andre Onana.

Besohet se Unitedi ia ka ofruar gjigantit italian 40 milionë euro plus 5 milionë euro të tjera bonuse për Onanan.

Megjithatë, duke e parë po ashtu se Chelsea dhe Al Nassr janë të interesuar, Interi e ka refuzuar këtë ofertë fillestare të djajve të kuq.

Interi e vlerëson portierin e vet 60 milionë euro me bonuse të përfshira, prandaj besohet se një marrëveshje për të mund të arrihet lehtë për 50 milionë euro të garantuara plus 10 milionë euro të tjera bonuse.

Pas shumë javëve bisedimesh, Sportitalia raporton se oferta e parë formale erdhi më në fund nga Manchester United dhe e cila nuk është as afër asaj që kërkon Interi.

Është një ofertë prej 40 milionë eurove, plus 5 milionë euro të tjera bonuse, prandaj u refuzua menjëherë.

Interi mund të mos e presë gjatë Unitedin, duke e ditur se garës për ish-përfaqësuesin e Kamerunit i janë bashkuar klubi i Arabisë Saudite, Al Nassr, dhe Chelsea.

Për më tepër, Sportitalia raporton se Interi do ta mbajë Onanan nëse nuk pranon ndonjë ofertë të kënaqshme deri më 20 korrik, pasi do të ishte e vështirë ta gjente zëvendësuesin e duhur të tij më vonë.

Lajme të ngjashme