Chelsea i etur për Andre Onanan, nis negociatat me Interin - NACIONALE

Chelsea i etur për Andre Onanan, nis negociatat me Interin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka nisur negociatat me Inter Milanin për portierin Andre Onana, me skuadrën italiane që duan Trevoh Chalobah ose Ruben Loftus-Cheek si pjesë të marrëveshjes.

Kepa Arrizabalaga ka qenë portieri kryesor këtë edicion, por as ai ose Edouard Mendy, që ka vuajtur nga lëndimet nuk shihen si opsion afatgjatë.

Siç raportohet nga mediat britanike, Chelsea e ka bërë prioritet nënshkrimin me kamerunasin, me gjigantin italian që e vlerëson rreth 40 milionë euro.

Inter thuhet se të mërkurën ka nisur zyrtarisht bisedimet me Interin me shpresën që ta gjejnë sa më parë një marrëveshje për 27-vjeçarin.

Gjatë këtyre bisedimeve, Chelsea e ka ofruar Kepa Arrizabalagan si pjesë të marrëveshjes, por skuadra e Serie A e ka refuzuar menjëherë.

Negociatat do të vazhdojnë me Interin që s'ka interesim për portierin, mirëpo "Gazzetta dello Sport" raporton se do të ishte i hapur për një tjetër lojtar të Chelseas.

Inter shpreson se "Blutë" e Londrës do ta lejonin të largohet Chalobahin pasi do ta humbasin Milan Skriniar në verë dhe anglezi shihet si lojtari adekuat për ta zëvendësuar.

Përpos Chalobah, Inter e vlerëson lartë edhe mesfushorin Loftus-Cheek. Mesfushori ka qenë titullar në 17 ndeshje këtë edicion, por është në listën e futbollistëve që mund të shitet në verë.

Lajme të ngjashme