Inter paralajmëron Arsenalin: Nuk e kemi vetëm Balogun si opsion - NACIONALE

Inter paralajmëron Arsenalin: Nuk e kemi vetëm Balogun si opsion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Interit Piero Ausilio ka konfirmuar se janë duke kërkuar një sulmues, por insiston se Folarin Balogun i Arsenalit nuk është i vetmi lojtar në listë.

“Neurazzurët” e kanë bërë prioritet nënshkrimin me një sulmues, pasi Atalanta ua ‘vodhi’ Ginaluca Scamaccan nga West Ham në ditët e fundit.

Kësisoj, Balogun mbetet në listën e Interit mirëpo që Arsenal kërkon 50 milionë euro dhe e tregoi se nuk e shesin më lirë duke ia refuzuar ofertën Monacos.

Jemi duke kërkuar dikë që mund të shënojë gola. Balogun? Është një ndër mundësitë, por jo i vetmi që po e përcjellim”.

Inter provoi deri vonë ta transferonte Romelu Lukakun që ishte huazim edicionin e kaluar, por u larguan sapo mësuan që belgu negocioi fshehtas me Juventusin.

Nuk jam i interesuar”, ishte përgjigja e shkurtër i Ausilios kur u pyet lidhur me situatën e belgut.

Lukaku megjithatë mund të rikthehet në Serie A, pasi ka arritur marrëveshje personale me Juventusin.

Juventus është duke provuar ta bind Chelsean për shkëmbimin mes Lukakut dhe Dusan Vlahovcit, mirëpo problemi mbetet Mauricio Pochettino që nuk e pëlqen lojtarin serb.

Lajme të ngjashme