Inter Miamit s’po i kryen punë as Messi me shokë, eliminohet nga Kupa e Kampionit
Inter Miami nuk po di për këndellje pavarësisht që në skuadër ka emra si Lionel Messi, Luis Suarez, Sergio Busquets e Jordi Alba, pasi janë eliminuar nga Kupa e Kampionit.
Skuadra amerikane pësoi humbje me rezultat 3:1 në udhëtim te klubi meksikan Monterrey.
Vazquez i kaloi vendasit në epërsi me një gol të bukur (31’), ndërsa fitoren e vulosën pas golave të Berterame (58’) dhe Gallardos (64’).
Inter Miami faktikisht mbeti edhe me një lojtar më pak, me Jordi Alban që u ndëshkua dy herë kartonë të verdhë.
Ndërkohë, e tëra që arriti të bëjë Inter Miami ishte goli i nderit – i shënuar nga Gomez pas një asistimi të Leo Messit.
What an assist by Lionel Messi !
— Pain.𝕏 (@GBarca_) April 11, 2024
At least we got to see something from this horrible night 😭😭😭😭😭😭
pic.twitter.com/jK6q7kNGkk
Kësisoj, merr fund një tjetër kompeticion për yllin argjentinas, me klubin meksikan që e ka ngacmuar pas fitores duke shkruar në rrjetin social “Twitter” “Siuuuu”, që është festa e rivalit Cristiano Ronaldo.