Inter Miami e do Eden Hazardin
Pasi kompletuan transferimet e Lionel Messi dhe Sergio Busquets, Inter Miami është fokusuar që ta bind edhe sulmuesin Eden Hazard.
Siç raporton “Relevo”, skuadra amerikane është duke provuar të krijojë sulmin mes Messit dhe Hazardit në edicionin në vijim, që të drejtohen nga trajneri ata Martino.
32-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen pas largimit nga Real Madrid, me klubin madrilen që ia shkëputi kontratën para kohe meqenëse s’ishte pjesë e planit të Carlo Ancelottit.
Real Madrid kërkoi vetëm që të merren vesh për gjendjen financiare dhe i vendosen ndonjë kusht kur ai ta zgjedhë destinacionin e ardhshëm.
Deri më tani, në tavolinë ka qenë vetëm rikthim në Belgjikë, specifikisht te RWD Molenbeek, që sapo u promovuan në kategorinë e parë, aty ku edhe vëllau i tij Kylian luan.
Sidoqoftë, tani Inter Miami po bën çmos që ta bind belgun të bëhet bashkëlojtari i Lionel Messit në pjesën ofensive.
Por, raporti shton se argjentinasi ende nuk ka vendosur për të ardhmen duke i lërë të gjitha opsionet e hapura, përfshirë pensionimin.
Përpos Hazardit, Inter Miami ka “flirtuar” edhe me Andres Iniesta, Jordi Alba, Luis Suarez dhe Sergio Ramos.