Inter e bën prioritet yllin çek - NACIONALE

Inter e bën prioritet yllin çek

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter është duke vëzhguar nga afër mesfushorin Tomas Soucek dhe e kanë bërë prioritet për në verë, ku lojtari do të bëhej agjent i lirë.

“Neurazzurët” janë përforcuar mjaftë shumë në këtë afat veror, duke shtuar lojtarë si Davide Frattesi, Marcus Thuram dhe Benjamin Pavard.

Sidoqoftë, skuadra italiane është duke shikuar edhe më shumë transferime sidomos pasi dështuan të fitojnë ndaj Sassuolos dhe Bolognas.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, Inter po planifikon transferimin e Soucek, të cilin e shohin si një vlerë e shtuar sapo t’i skadojë kontrata me klubin londinez.

Kontrata e 28-vjeçarit përfundon në qershor dhe me lartësinë dhe profilin fizik lojtari do të ishte përforcimi i duhur për nënkampionin e Evropës.

Ndërkohë, ende është e paqartë nëse Soucek do të rinovojë kontratën ose jo. Ka pasur spekulime se tashmë ka nënshkruar një kontratë sekrete për katër vitet e ardhshme, por asgjë s’është konfirmuar.

Përpos kësaj edhe drejtori i Interit Auselio thuhet se ndodhet në Shqipëri për ta shikuar ndeshjen ndaj Çekisë vetëm për mesfushorin çek.

Lajme të ngjashme