Inter – Calhanoglu nuk dëshiron të flasë për ‘dhimbjet’ e derbit, fokusi te Bayerni - NACIONALE

Inter – Calhanoglu nuk dëshiron të flasë për ‘dhimbjet’ e derbit, fokusi te Bayerni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu, nuk dëshiron më të flasë për ‘dhimbjet’ që i ka shkaktuar derbi i qytetit dhe ndjehet i motivuar për ndeshjen kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve që zhvillohet nesër.

Zikaltrit me patjetër duhet të shfaqin shenja reflektimi nga humbja e së shtunës nga Milani me rezultat 3:2 në derby della Madonnina.

Calhanoglu ishte përgjegjës për golin e parë të pësuar të skuadrës së tij, pasi që gaboi në një pasim duke humbur posedimin e topit në gjysmë pjesën e fushës që i takonte Interit dhe kështu sulmuesi portugez, Rafael Leao e shfrytëzoi për të shënuar gol.

Milan 1-1 Inter: Calhanoglu scores against former club as Rossoneri miss chance to go top

Nesër, zikaltrit presin Bayernin në Guiseppe Meazza në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve në kuadër të grupit C.

“Ne duhet të reflektojmë, nuk kemi kohë për relaksim. Kemi analizuar ndeshjen e fundit që humbëm dhe ajo humbje erdhi nga gabimet tona. Por tani jemi të motivuar sepse është një tjetër nivel gare kjo e Ligës së Kampionëve dhe duhet të jemi gati”, tha mesfushori turk në konferencë për shtyp.

“Ne e dominuam Real Madridin dhe Liverpoolin në sezonin e kaluar por humbëm sërish nga gabimet tona. Duhet të jemi më të fokusuar, jemi 11 lojtarë dhe loja zgjatë 90 minuta. Jemi gati, faza e grupeve është e vështirë, por është mirë të luash në Ligën e Kampionëve, që ta shohim se ku jemi”, vazhdoi tutje.

Hasil Inter Milan vs Liverpool di Leg I 16 Besar Liga Champions 2021-2022: Sempat Kesulitan, The Reds Mampu Menang 2-0 : Okezone Bola

Zikaltrit deri më tani kanë pësuar tetë gola në pesë ndeshje në Serie A, por Calhanoglu beson se i tërë ekipi dhe jo vetëm mbrojtësit janë përgjegjës për këtë.

“Detajet e vogla bëjnë dallimin, nuk është vetëm çështje e mbrojtjes. Kemi bërë disa gabime si skuadër dhe tani duhet të reagojmë të gjithë së bashku”, tha për fund 28-vjeçari.

Interi kaloi grupet në sezonin e kaluar pas një kohe të gjatë me ngecje e gjithashtu me mos-kualifikim fare në Ligën e Kampionëve. Kjo ishte hera e parë pas 10 vitesh, por shpejtë erdhi eliminimi, që në raundin e 16-të më të mirave, ku humbën nga Liverpooli me rezultat të përgjithshëm 2:1, me Interin që në ndeshjen e dytë ishte duke treguar futboll mjaftë të bukur por një karton i kuq i shoi shpresat.

Lajme të ngjashme