“Ik vrapo – je veç influencer, jo futbollist": Pogba masakrohet me kritika nga tifozët e Juventusit - NACIONALE

“Ik vrapo – je veç influencer, jo futbollist": Pogba masakrohet me kritika nga tifozët e Juventusit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tifozët e Juventusit janë nevrikosur me të parë fotografinë e fundit të Paul Pogba, i cili shihej teksa kishte vajtur për skijim. Ai është etiketuar me një mori komentesh si influencer më shumë sesa vetë futbollist.

Paul Pogba nuk e ka luajtur qoftë edhe një ndeshje të vetme me Juventusin prej që është rikthyer gjatë verës si futbollist i lirë. Një lëndim në kofshë gjatë korrikut ka bërë që ai të mbetej në infermeri për muaj të tërë.

Megjithatë, përfaqësuesi francez po gjen kohë të relaksohet. Ai së fundi publikoi një fotografi nga një vend turistik malor, ku kishte shkuar për skijim. Një fotografi që trazoi ujërat te tifozët juventinë dhe te vetë shtypi kombëtar italian.

Fakti që ka një kohë të gjatë që po përpiqet të rikthehet nga një lëndim e rëndë e bën të pamatur sipas tyre ekspozimin në vende të tilla, të cilat mund të jenë edhe të rrezikshme, pasi duke skijuar vetëm mund të rrezikojë që ta përkeqësojë shkallën e lëndimit.

“Shko për t’u stërvitur sepse durimit po i vjen fundi”, “je influencer, jo futbollist”, “ik për të vrapuar, o Zot”, “të lutëm, mos harro që të lëndohesh prapë” – ishin disa nga shumë komente kritike që vërshuan llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.

Pogba është duke bërë hapat e fundit drejt rikuperimit të plotë, por “Zonja e Vjetër” nuk dëshiron që të rrezikojë për ta futur atë në fushë që në ndeshjet e para që do të luhen në vitin e ri kalendarik 2023.

Lajme të ngjashme