Ibrahimovic: Barcelona kujtimi im më i keq - NACIONALE

Ibrahimovic: Barcelona kujtimi im më i keq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, e ka quajtur kohën e tij te Barcelona si ‘kujtimin më të keq’, me veteranin që pranon se humbi identitetin e tij në Camp Nou.

Sulmuesi veteran po kalon nëpër kohë të vështira te kuqezinjtë, pasi vazhdimisht ka qenë jashtë fushe për shkak të një lëndimi serioz në gjurin e tij dhe ka reflektuar mbi karrierën e tij të shkëlqyer, ku është paraqitur për skuadrat më të mëdha në botë, përfshirë Barçën.

Sidoqoftë, Ibrahimovic pati probleme në qëndrimin njëvjeçar në Camp Nou gjatë sezonit 2009/10, ku situata më e famshme e asaj kohe ishte marrëdhënia e suedezit me trajnerin Pep Guardiola ku nuk shikohen as sy më sy.

Ibrahimovic Guardiola

41-vjeçari ka folur haptazi se pse nuk arriti nivelin më të mirë të tij në qëndrimin njëvjeçar në Spanjë.

“Momenti im më i keq? Mendoj se ishte Barcelona, por jo për futbollin. Atje më ka ndodhur të mendoj shumë. Po e kam zhgënjyer vetën. I kam bërë gjërat ndryshe. Mendova dy herë para se të veproja dhe e zhgënjeva vetën time. Humba identitetin tim atje. Pas kësaj e gjeta sërish vetën, gjë që më lejoi ta pushtoja botën”, tha boshnjaku me pasaportë suedeze për Canal Plus.

Ibrahimovic Messi Henry

Ibrahimovic ka pasur suksese të mëdha gjatë gjithë karrierës së tij të jashtëzakonshme, duke fituar tituj në Itali, Spanjë, Holandë, Francë dhe Angli. Ai fitoi pesë trofe gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Camp Nou, duke shënuar 22 gola në 46 ndeshje, por u huazua te Milani pas vetëm 12 muajsh me Barçën përpara se të bënte lëvizjen e përhershme të futbollistit në San Siro në vitin 2011.

Ylli i Milanit, i cili mbeti si lojtar i lirë në janar të vitit 2021, mbeti jashtë fushës për tetë muaj pas operacionit në gju në muajin maj, që nënkupton se të paktën do të jetë jashtë deri në janar të vitit 2023.

Lajme të ngjashme