Ibrahimovic: Do të pensionohem kur të shohë një lojtar më të fortë se unë - NACIONALE

Ibrahimovic: Do të pensionohem kur të shohë një lojtar më të fortë se unë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, nuk e ka në plan pensionimin nga futbolli ani se po përballet me lëndime të shumta në perëndim të karrierës. Ai ka thënë se varja e këpucëve të tij do të vijë vetëm kur të dalë një lojtar më i fortë se ai dhe shpejt pritet të kthehet në fushë.

Sulmuesi 40-vjeçar suedez u detyrua t'i nënshtrohej një operacioni në gju gjatë verës, pasi pati një dëmtim të rëndë gjatë sezonit të kaluar, por ai dëshiron të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Ibrahimovic shënoi tetë gola në 23 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar, duke luajtur një rol të rëndësishëm brenda dhe jashtë fushës për skuadrën e Stefano Piolit, në rrugën drejt triumfit pas 10 viteve në elitën e futbollit italian.

Duke folur për La Gazzetta dello Sport, Ibrahimovic diskutoi urinë e tij për t'u rikthyer në futboll dhe punën e vështirë të rikuperimit të tij.

“Unë jam arrogant, zero frikë. Jam mirë, po punoj çdo ditë që të kthehem. Kur të kthehem, do të bëjë të dëgjoni për mua, mund të mbështeteni në këtë që po them. Unë do ta bëj atë me dhunë. Duhet durim, ky është çelësi tani.”

Living legend' Zlatan Ibrahimovic comes to the silver screen

40-vjeçari suedez përjashtoi mundësinë e daljes në pension, pavarësisht sugjerimeve nga ish-mesfushori i kuqezinjve, Zvonimir Boban.

“Boban tha se do të ishte më mirë për mua të largohesha? Nëse shoh një lojtar më të fortë se unë, do të tërhiqem. Por unë nuk e kam parë askënd ende më të fortë se unë.”

Ai preku afrimet e Milanit gjatë afatit kalimtar të verës dhe lumturinë e tij me skuadrën.

“Ne jemi edhe më të fortë se vitin e kaluar si skuadër. Në përgjithësi, ne jemi një ekip më i mirë, afati kalimtar në verë pas fitimit të titullit kampion na forcoi dhe tani kemi më shumë alternativa në stol.

Nëse nuk do të më pëlqenin gjërat, nuk do të isha këtu."

Serie A 2021-22: Zlatan Ibrahimovic celebrates with cigar and champagne as AC Milan crowned champion

Në fund, Ibrahimovic diskutoi për cilësitë e nënshkrimit të ri të Milanit, Charles De Ketelaere, një nga të rinjtë më emocionues në futbollin evropian.

“De Ketelaere është një top lojtar, do ta them këtë. Thjesht duhet t'i jepni pak kohë për t'u rritur.”

Ibrahimovic po tenton me çdo kusht që rikthimin e tij ta bëjë në janar të vitit 2023, teksa paraqitja e fundit me Milanin është para katër muajve në ndeshjen e fundit kundër Sassuolos, ku skuadra e tij me fitoren 3:0 siguroi titullin e 19-të.

Lajme të ngjashme