Ibrahimovici: Ligue 1 e mori teposhtën me largimin tim, Messi, Mbappe e Neymar s’e ndihmojnë dot - NACIONALE

Ibrahimovici: Ligue 1 e mori teposhtën me largimin tim, Messi, Mbappe e Neymar s’e ndihmojnë dot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, pretendon se kampionati elitar francez Ligue 1 e ka marrë teposhtën qëkur ai u largua nga Paris Saint-Germaini në vitin 2016.

Sulmuesi veteran i Suedisë, i cili po e kalon periudhën e dytë te Milani, pretendon se yjet si Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar nuk mjaftojnë për ta arritur cilësinë dhe profilin e Ligue 1.

Ibrahimovici u largua nga PSG-ja në vitin 2016 pasi i kaloi katër vite në Parkun e Princave, për t’iu bashkuara Manchester Unitedit dhe pastaj La Galaxy e në fund Milanit për herë të dytë.

Sulmuesi 41-vjeçar mendon se liga elitare franceze është përkeqësuar në mungesë të tij.

Qëkur u largova nga Franca, çdo gjë ka marrë teposhtën. Në Francë nuk ka për çfarë të flitet më”, tha Ibrahimovici për Canal Plus.

Franca ka nevojë për mua, jo unë për Francën. Edhe nëse e ke Mbappen, Neymarin dhe Messin, nuk të ndihmon dot sepse nuk e ke zotin”, shtoi ai.

Megjithëse këtë muaj i mbush 41 vjet, Ibrahimovici i ka hedhur poshtë raportimet se ai do të pensionohet nga futbolli, duke thënë për Gazzeta dello Sport se nuk e ka ndër mend të heqë dorë.

Unë nuk do të pensionohem, por do të rikthehem dhe nuk dorëzohem dot”, tha suedezi për të përditshmen italiane.

PSG-ja, ndërkohë, është duke e vazhduar sundimin suprem në Ligue 1, duke ecur sigurt drejt mbrojtjes së titullit i pamposhtur pas 13 javëve të para me 11 fitore e dy barazime.

Messi me bashkëlojtarë janë duke shkëlqyer në ligë dhe në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe javën e fundit i ndihmuan PSG-së ta mposhtë 4:3 Troyes në një ndeshje ku shënuan gol ai dhe Mbappe e Neymar.

Mbappe me 11, Neymari me 10 dhe Messi me 7 gola e 10 asiste janë lojtarët me produktivë të kampionit në Ligue 1 këtë sezon.

Kur do të kthehet Ibrahimovici?

Ibrahimovici duhet të presë ende për t’u kthyer në fushë, dhe rikthimi i tij nuk mund të ndodhë para vitit të ri.

Pas operimit të ligamentit në maj, Ibrahimovici pritet të kthehet në fillim të vitit 2023. Në mungesë të tij, Milani është duke u munduar ta ndjekë liderin Napoli në luftë për titull në Serie A.

Kuqezinjtë u mposhtën nga Torino 2:1 të dielën dhe ranë në vendin e tretë me 26 pikë, gjashtë më pak se lideri dhe dy më shumë se Interi.

Lajme të ngjashme