Hugo Lloris afër të bëhet me klub të ri, pranë marrëveshjes me gjigantin amerikan - NACIONALE

Hugo Lloris afër të bëhet me klub të ri, pranë marrëveshjes me gjigantin amerikan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri Hugo Lloris është afër të largohet nga Tottenhami, duke qenë në negociata të avancuara me skuadrën e MLS-së Los Angeles.

Fituesi i Kupës së Botës pas plot 11 viteve është afër të largohet nga gjiganti londinez pasi humbi vendin në 11-shen bazë te Ange Postecoglou.

Verës francezi s’ishte i bindur për t’u rikthyer te ish klubi Nice andaj mbeti te Tottenham – skuadër tek e cila s’ka luajtur këtë sezon duke qenë prapa Guglielmo Vicario dhe Fraser Forster.

Por kjo situatë nuk do të vazhdojë gjatë, me “Daily Mail” që raporton se Lloris është pranë marrëveshjes me LAFC.

Skuadra amerikane ia ka premtuar vendin në formacionin bazë dhe marrëveshja ndodhet në negociata të avancuara, ku peng në ditët në vijim mund të jetë nënshkrimi.

Lloris iu bashkua Tottenhamit në vitin 2012 për 11 milionë funte dhe që atëherë ka bërë 447 paraqitje, duke mbajtur 151 herë portën e paprekur, derisa është lojtari i tetë me më së shumti paraqitje në histori.

Në vitin 2015, trajneri Mauricio Pochettino e bëri kapiten mirëpo që nuk arriti të fitojë ndonjë trofe me skuadrën londineze, duke mbërritur vetëm në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019, si dhe dy herë në finalen e Carabao Cup.

Por, Lloris kishte sukses më të madh me Francën duke fituar Kupën e Botës në vitin 2018, Ligën e Kombeve në sezonin 2020/21 dhe gjithashtu arriti në finalen e Kampionatit Evropian 2016, si dhe Kupës së Botës 2022.

Lajme të ngjashme