Rezultatet e fundit: VV dominon votimin me postë, i afrohet mandatit të 52-të - NACIONALE

Rezultatet e fundit: VV dominon votimin me postë, i afrohet mandatit të 52-të

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Mbi një e treta e kutive me vota nga diaspora tashmë janë numëruar, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm në votimin me postë, duke iu afruar kështu edhe ulëses së 52-të. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në përditësimin e orës 16:40 janë numëruar 58 nga 156 kuti, apo 37.18 për qind.

Lëvizja Vetëvendojes prin me 68.84 për qind, apo 14,658 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës është e dyta me 16.59 për qind, apo 3,533 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 7.41 për qind, apo 1,578 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.26 për qind, apo 1,120 vota.

Rezultatet aktuale nga votimi me postë

```
58 / 156 kuti 37.18% të numëruara 14.06.2026 · 16:40
Subjekti politik Rezultati
Lëvizja VETËVENDOSJE! Subjekti kryesues në votimin me postë 68.84% 14,658 vota
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - LDK E dyta sipas votave të numëruara deri tani 16.59% 3,533 vota
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - PDK E treta në rezultatet aktuale 7.41% 1,578 vota
AAK - ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS E katërta në votimin me postë 5.26% 1,120 vota
Të dhënat paraqesin rezultatet aktuale nga platforma e KQZ-së për votimin me postë, pas numërimit të 58 nga 156 kuti votimi.
```

Rezultatet e përmbledhura

```
2,603 / 2,790 kuti 93.30% të numëruara 14.06.2026 · 16:50
Subjekti politik Rezultati
Lëvizja VETËVENDOSJE!
51 Ulëse* 44.94%
333,093 vota
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - PDK
23 Ulëse* 20.34%
150,780 vota
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - LDK
19 Ulëse* 17.24%
127,803 vota
AAK - ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS
7 Ulëse* 6.96%
51,595 vota
SRPSKA LISTA
9 Ulëse* 5.80%
43,015 vota
KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ - KDTP
2 Ulëse* 0.74%
5,455 vota
Të dhënat paraqesin rezultatet e përmbledhura nga platforma e KQZ-së, bazuar në 2,603 nga 2,790 kuti të numëruara.
```

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se, sipas procedurave, zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime, pas procesit të vlerësimit, janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar.

“Sipas procedurave, zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime, pas procesit të vlerësimit janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar. Deri në këtë kohë, janë përgatitur dhe regjistruar në platformën e rezultateve 156 kuti votimi”,
tha ai.

Në njoftim thuhet se kuti të tjera votimi do të shtohen në platformën e rezultateve deri në përmbylljen e procesit të vlerësimit të të gjitha pakove të tërhequra nga kutitë postare të KQZ-së.

Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maji deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë.

Krahas numërimit të fletëvotimeve, në QNR po vazhdon edhe procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës.

“Po ashtu, në QNR ka vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës”,
thuhet në njoftimin e Elezit.

Deri në përfundim të ditës së shtunë, në procesin e vlerësimit janë përfshirë 75,590 pako, prej të cilave 72,746 janë aprovuar, ndërsa 2,844 janë refuzuar.

“Deri në përfundim të ditës së shtunë (13 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë 75,590 pako, prej të cilave janë aprovuar 72,746, ndërkaq janë refuzuar 2,844”,
thuhet më tej.

Sipas KQZ-së, procesi i vlerësimit të të gjitha pakove pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme.

Lajme të ngjashme