Howard Webb tregon se çfarë po bëhet për t’u mos u përsëritur gabimi i VAR-it që nuk pranoi golin e Liverpoolit
Shefi i gjyqtarëve, Howard Webb, ka zbuluar masat që po merren për të shmangur përsëritjen e gabimit të tmerrshëm të VAR-it, që anuloi një gol të rregullt të Liverpoolit në ndeshjen që këta të fundit e humbën 2:1 nga Tottenhami.
Shefi i Professional Game Match Officials Limited (PGMOL) sqaroi se të gjithë zyrtarëve të ndeshjes u është thënë që të ndjekin në mënyrë rigoroze protokollet e komunikimit në mënyrë që të shmangen gabimet e VAR në të ardhmen. Webb shprehu gjithashtu zhgënjimin e tij për golin e anuluar gabimisht të Luis Diaz kundër Tottenhamit dhe sugjeroi se incidenti dëmtoi reputacionin e zyrtarëve të ndeshjeve.

Duke folur për zyrtarët e ndeshjes së Premierligës në BBC, Webb tha: "Ne kemi vendosur shumë hapa për të siguruar që gabimi që pamë të mos përsëritet."
Ai më tej ka sqaruar masat që po merren duke folur në Sky Sports dhe TNT Sports. Webb shtoi, "Një nga gjërat që solli në fokus të mprehtë është nevoja për të përsëritur disa nga ato protokolle komunikimi që janë vërtet të vlefshme në VAR për të parandaluar që kjo lloj gjëje të ndodhë. Ne mblodhëm të gjithë zyrtarët dhe folëm se duhet ta kalojmë këtë proces me shumë zell. Jemi vërtet të zhgënjyer për lojën, jemi të zhgënjyer për reputacionin tonë. Ne punuam shumë gjatë ditëve në vijim për të parë se çfarë duhej të bënim për të vendosur ato masa mbrojtëse përreth komunikimit për të shmangur përsëritjen e një gjëje të tillë.”

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Tottenhamit u la në hije nga vendime të diskutueshme. Përveç se goli i Luis Diaz u anulua gabimisht, Diogo Jota u përjashtua me karton të kuq në pjesën e dytë me dy kartona në hapësirën e një minutë, edhe pse ai nuk dukej se e faulloi Destiny Udogie për kartonin e tij të parë.
Premierliga do të rifillojë pasi pushimi aktual ndërkombëtar të përfundojë më 21 tetor me Liverpoolin që do të përballet me Evertonin në derbin Merseyside.

