Premierliga publikon audio-incizimin e VAR-it, ja si u anulua goli i Luis Diazit
Premierliga ka publikuar një audio-incizim ku shihej më së miri si u bë gabimi që i kushtoi Liverpoolit në përballjen ndaj Tottenhamit.
“Reds” pësuan humbje me rezultat 1:2 nga Spurs, sfidë ku ishin me dy lojtarë më pak, sidoqoftë ju anulua një gol i rregullt i Luis Diazit.
Pas kërkim faljes që bëri Premierliga, Liverpool kërkoi që i tërë audio-incizimi i asaj që ndodhi të publikohet, pra biseda e VAR-it me gjyqtarin kryesor.
Mesa duket problemi kyç ka qenë te gjyqtari kryesor, i cili e ka keqkuptuar atë që i kanë thënë gjyqtarët ishin te VAR-i.
VAR-i ia dha lajmin se gjithçka është në “rregull”, me gjyqtarin kryesor që mendoi se ishte pozitë jashtë loje dhe vazhdoi ndeshjen sikurse të mos ndodhte gjë.
Për më shumë mund ta dëgjoni audion e plotë:
🚨NEW: VAR audio from Luis Diaz's disallowed goal released
— Noah Robson (@noahrobson_) October 3, 2023
Shows VAR only realising on-field decision was offside after the game had restarted, followed by expletives.
Replay operator and AVAR flag it first, there is discussion over whether to stop the game, but they don't. pic.twitter.com/VB29SDBuVh
Ndërkohë, me atë fitore Tottenham u ngjit në pozitën e dytë në tabelë, një pikë më pak se Man City derisa Liverpool e humbi rastin për ta marr kreun e kampionatit anglez.