Hidhet shorti për xhiron e parë në Superligën e Kosovës, na presin super ndeshje - NACIONALE

Hidhet shorti për xhiron e parë në Superligën e Kosovës, na presin super ndeshje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ditën e enjte në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFL) në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve është bërë tërheqja e shortit për edicionin 2022/23 në Superligën e Kosovës.

Kampionati i ri i Kosovës do të fillojë më 13 gusht, derisa tani janë mësuar edhe ciftet për xhiron e parë.

Derbi më interesant pritet të jetë mes Malishevës dhe ballkanit, derisa sfidë tjetër interesante është edhe Dukagjini - Prishtina.

Nënkampioni i Kosovës, Drita e nis sezonin si mysafir i Trepçës '89, derisa fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi do t'i shkojë Drenicës.

Për fund, skuadra që u inkuadrua në elitë Ferizaj ndeshjen e parë do ta zhvillojë si mysafir i Gjilanit.

Pra:

Malisheva - Ballkani

Dukagjini - Prishtina

Gjilani - Ferizaj

Drenica - Llapi

Trepça '89 - Drita

Na pret një garë e “nxehtë” për titull dhe mbijetesë, skuadrat janë përforcuar dukshëm

Nëse flasim për edicionin 2022/23, padyshim do të na pres një kampionat tejet interesant, duke u bazuar në nivelin e skuadrës.

Niveli i Superligës së Kosovës është ngritur dukshëm, e këtë më së miri koeficienti i UEFA-së, pasi renditemi në pozitën e 39-të, mbi fqinjët si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, që zënë pozitat 44, respektivisht 48.

Sidoqoftë, një tjetër aspekt që premton një kampionat tejet interesant është edhe aktiviteti i klubeve në afatin kalimtar veror. Klubet e mëdha si Drita, Prishtina, Llapi dhe Gjilani kanë kryer shumë transferime, e pavarësisht disa largimeve është e qartë se të gjitha kanë vetëm një synim: titullin kampion.

Siç dihet nga Superliga e Kosovës katër skuadrave iu mundësohet pjesëmarrja në Evropë, pra kampioni në Ligën e Kampionëve, derisa pozitat dy dhe tre, respektivisht fituesi i Kupës në Conference League.

Edicionin që lamë pas Ballkani, Drita, Llapi dhe Gjilani siguruan Evropën, por që këto dy të fundit u eliminuan së fundmi.

Ballkani është ende duke garuar, në fakt mund të thuhet se ka avancuar në rrethin e tretë kualifikues të Conference League pas fitores së thellë ndaj La Fiorita (0:4), derisa sonte Drita do të synojë ta befasojë gjigantin belg Royal Antwerp.

Si në aspektin e garës për titull, padyshim do të ketë një “luftë” edhe për mbijetesë. Klube të shumta deri më tani kanë bërë të ditur se objektivi do jetë qëndrimi në elitë, prandaj do bëjnë çmos t’i arrijnë pritshmeritë.

Lajme të ngjashme