Heung min Son shënon gol dhe autogol për pak sekonda
Si Manchester City ashtu edhe Tottenham kanë shënuar nga një gol në derbin anglez.
Ishte sulmuesi Heung-min Son që i realizoi të dy golat, njërin te porta e Cityt e tjetrën te porta e klubit të tij.
Koreani mori një top në mesfushë duke dribluar deri tek zona, e pastaj me një goditje të saktë e mposhti Edersonin.
Mirëpo, qysh në aksionin tjetër Son në përpjekje për ta larguar harkimin e Julian Alavarezit e dërgoi në portë (8').