"Harxhim parash", Sneijder kritikon dy yjet e Chelseas pas paraqitjes së zbehët ndaj Realit
Legjenda e futbollit Wesley Sneijder ka kritikuar dy yjet e Chelseas pas humbjes nga Real Madridit, duke e quajtur mbrojtësin Wesley Fofana si shpenzim parash.
Chelseas i nevojitet një mrekulli për të avancuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi pësuan humbje 2:0 nga Real Madridi në ndeshjen e parë çerekfinaliste.
Sneijder ka kritikuar dyshen Fofana dhe mbrojtësin Marc Cucurella pasi dëshpëruan me paraqitje për sa minuta ishin në fushë.
"Kush i sjellë ata djem si ata? Janë edhe disa tjerë sikurse ata në Stamford Brdige".
"Wesley Fofana gjithashtu, u nënshkrua për 80 milionë euro, ishte vërtetë shpenzim parash. Ndoshta presioni është shumë i madh për të në një klub të madh", deklaroi ai.
Chelsea shpenzoi 75 milionë funte për të nënshkruar me Fofanan, që e blenë nga rivali Leicester City, mirëpo 22-vjeçari ka zhvilluar vetëm shtatë paraqitje këtë edicion shkaku i lëndimeve.
"Blutë" e Londrës investuan edhe për Cucurellan, por ish lojtari i Barcelonës po vazhdon të kritikohet vazhdimisht.
Përndryshe, Chelsea rikthehet në aksion të shtunën në ndeshjen e vështirë kundër Brightonit, që po kalon super formë.
Në javën e ardhshme, Chelsea do ta synojë një përmbysje të madhe me trajnerin Frank Lampard që është ndjerë optimist se një gjë e tillë mund të ndodhë.

