Harry Maguire shpjegon arsyen pse dështoi largimi nga Man United - NACIONALE

Harry Maguire shpjegon arsyen pse dështoi largimi nga Man United

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Harry Maguire thotë se dëshiron ta fitojë vendin në formacionin bazë, duke shpjeguar edhe pse i dështoi kalimi te Ëest Ham.

Anglezi pritej të largohej në afatin kalimtar veror shkaku që s’ishte pjesë e projektit të Erik ten Hag, me “Djajtë e Kuq” edhe që arritën marrëveshje me West Hamin por lojtari dështoi të pajtohet me kushtet e klubit londinez.

I pyetur për transferimin e dështuar te West Ham, ai tha: “Si mund ta shpjegoj... Nuk po gjenim marrëveshje dhe Man United ishte i lumtur se do të qëndroja dhe të luftoja për vendin tim. Do të jap gjithçka”.

Konsiderova gjithçka verës dhe e dija që nga momenti që nuk nisa në asnjë ndeshje në katër xhirot e para”.

E përfundova sezonin me dy paraqitje të forta për Anglinë dhe kisha luajtur në pesë ndeshjet kualifikuese, pra më duhet të përformojë kur të zgjidhem”.

Dua të luaj futboll. Katër javët e para ishin të vështira sepse ishte një ndeshje në javë dhe trajneri nuk më zgjodhi, por kemi shumë ndeshje dhe jam i sigurt se do të luaj në shumicën prej tyre”, nënvizoi ai.

Sidoqoftë, Maguire mbetet vetëm zgjidhja e katërt në mbrojtje pas Raphael Varane, Lisandro Martinez dhe Victor Lindelof.

Lajme të ngjashme