Harry Kane e komenton vendimin kontrovers kur u akordua penallti për Anglinë
Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, e ka komentuar rastin e shumë diskutueshëm, kur Tre Luanët fituan penallti pas një kontakti të lehtë, me yllin e Bayern Munich që tha se këto herë akorodohen e herë jo.
Tre Luanët ishin fillimisht në disavantazh pas golit të mrekullueshëm nga Xavi Simons në minutën e tetë. Megjithatë, ata nuk vonuan për t'u kthyer në lojë pasi VAR u dha atyre një 'litar shpëtimi' kur gjykoi se Denzel Dumfries kishte penguar kapitenin anglez brenda zonës dhe i dha Anglisë një penallti. Kane, i njohur për gjakftohtësinë e tij nën presion, mori përgjegjësinë dhe e shndërroi goditjen nga pika e bardhë në gol, duke barazuar rezultatin.

Vendimi i penalltisë tërhoqi kritika të ashpra nga disa ekspertë, me Gary Neville që etiketoi vendimin një "turp", duke i bërë jehonë ndjenjave të shumë njerëzve që mendonin se akordimi i penalltisë ishte i padrejtë. Bashkëkomentuesit Ally McCoist dhe Lee Dixon shprehën gjithashtu hutimin e tyre për ndërhyrjen e gjyqtarit në VAR në këtë rast. Edhe Kane e pranoi natyrën e diskutueshme të vendimit, ndërsa me humor sugjeroi se këmba e tij ishte "e penguar" për të justifikuar me shaka vendimin e penalltisë.
Duke folur për gazetarët, Kane tha: "Këmba ime është e penguar, kështu që ai më preku përfundimisht! Ndonjëherë këto raste akordohen në penallti, ndonjëherë jo. Unë isha i lumtur që shënova kur pashë që topi shkonte në fund të rrjetës. Ishte një ndjenjë e bukur me siguri."
.png?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Me fitoren ndaj Holandës, Anglia kaloi për të dytën herë radhazi në finalen e Kampionatit Evropian. Ata do të përballen me Spanjën të dielën në Berlin, gjë që paraqet një mundësi për skuadrën e Gareth Southgate për të bërë atë që nuk bënë ndaj Italisë në Wembley tri vite më parë, për ta çuar trofeun e parë në histori të saj, sa i përket Kampionateve Evropiane.