Hap fals nga AC Milan, pëson humbje në udhëtim te Torino - NACIONALE

Hap fals nga AC Milan, pëson humbje në udhëtim te Torino

3 vjet më parë

nga NACIONALE

AC Milan ka bërë një hap fals në garën për titull, duke pësuar humbje në udhëtim te Torino, në kuadër të xhiros së 12-të në kampionatin italian, Serie A.

"Rossonerët" pavarësisht që zhvilluan lojë më të mirë në fund u mposhtën me rezultat 1:2.

Torino fillimisht kishte një rast të mirë shënimi për Pietro Pelegrini, por goditja e tij u ndal nga portieri mysafir.

Ishte Koffi Djidji që realizoi për mrekulli me kokë pas një harkimi të shkëlqyeshëm të Valentino Lazaro (35'), për t'i dhënë epërsinë Torinos.

Ndërsa, vetëm dy minuta më vonë Aleksey Miranchuk realizoi një gol edhe me të bukur, duke shënuar nga një pozitë mjaftë jo e favorshme (37').

Kështu, meqenëse nuk kishte asnjë finalizim tjetër, dy skuadrat shkuan në pushime me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë, Milan e nisi shumë më mirë duke rrezikuar përmes Divock Origit dhe Sergino Dest, që nuk arritën t'i konkretizojnë rastet.

Ishte Junior Messias që përfitoi nga një gabim i madh në mbrojtje dhe realizoi për të ngushtuar epërsinë (67').

Vetëm katër minuta më vonë, trajneri Ivan Juric i Torinos u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u detyrua të largohet nga stoli.

Tutje, Milan provoi deri në fund por që assesi nuk ia dolën të gjejnë rrugën drejtë golit.

Ylli kosovar, Mërgim Vojvoda në këtë takim qëndroi gjatë tërë kohës në stol.

Me këtë humbje, Milan tani vazhdon të renditët në pozitën e tretë me 26 pikë, gjashtë më pak se lideri Napoli, derisa Torino ngritët në pozitën e nëntë me 17 sosh.

Në xhiron e radhë, AC Milan do ta pres Spezian, derisa Torino do t'i shkojë Bolognas.

Lajme të ngjashme