Handanovic: Jemi këtu te Interi për ngritur trofe
Kapiteni i parë i Interit, Samir Handanovic, ka thënë se humbjet e rikthyen skuadrën e tij në realitet, për të arritur në fund në dy finale, atë të Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Italisë, kjo e fundi që zhvillohet nesër ndaj Fiorentinës.
Zikaltrit kanë një fund emocionues të këtij sezoni, duke u përballur me Violën në finalen e kupës nesër më 24 maj përpara se të përballen me Manchester Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve më 10 qershor, duke i dhënë Inzaghit dhe lojtarëve mundësinë për të përfunduar sezonin 2022-23 me një sukses të madh.
Interi ka hasur në vështirësi për të treguar më të mirën e tij gjatë këtij sezoni në Serie A, por zbritja e 10 pikëve të Juventusit ka hequr shumë ankthin rreth luftës së tyre për një përfundim në top katërshe. Dy ndeshjet e fundit të skuadrës në ligë janë kundër Atalantas dhe Torinos.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Handanovic fillimisht iu kërkua të përmblidhte këtë sezon se si ishte për Interin.

“Nuk mund ta përcaktoj sepse nuk ka përfunduar ende, ndeshjet e mbetura do të tregojnë shumë.”
38-vjeçari u pyet për pikën e kthesës për Interin këtë sezon.
“Kur humbet, rritesh. Humbjet ju kthejnë në realitet dhe ju heqin cektësinë. Pastaj fitoret sollën diçka tjetër, duke rritur vetëvlerësimin.”
Portieri veteran është pyetur edhe për të ardhmen e tij në klub. Kontrata e tij aktuale skadon në fund të muajit të ardhshëm.

“Ende nuk di asgjë, po e pres këtë ndeshje si gjithë të tjerat. Ne jemi këtu në Inter për të ngritur trofe, vitet e fundit e kemi rikthyer skuadrën për të konkurruar për atë që meriton”.
Handanovic foli për kohën e tij të reduktuar të lojës në Inter këtë sezon.
“Që nga viti 2004, që kur kam ardhur në Itali, kam qenë gjithmonë profesionist. Duhet të përshtatesh me rolet, nuk është e rëndësishme vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Kam pasur njerëz për të mësuar, gjëja që më ka kënaqur më shumë në karrierën time ka qenë duke u rritur vit pas viti.”
Së fundi, Handanovic diskutoi për përgjegjësinë e shtuar të lojtarëve këtë sezon.
“Çdo sezon ka arsyet e veta. Dhe kur ka pak nervozizëm është mirë, do të thotë se njerëzit kujdesen. Nuk është bukur të shohësh dy njerëz që konfrontohen, por është më keq nëse askush nuk thotë asgjë.”
La finale di Coppa Italia con l'Inter, poi che fare? Handanovic: "Del mio futuro ancora non so niente" https://t.co/iVBzC2Awht
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) May 23, 2023
