Hakim Ziyech ngeci në Paris, pasi kompjuteri ia dështoi kalimin në PSG - NACIONALE

Hakim Ziyech ngeci në Paris, pasi kompjuteri ia dështoi kalimin në PSG

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kalimi i Hakim Ziyech në Paris Saint-Germain nga Chelsea dështoi në çastet e fundit, për shkak të ngatërrimit të dokumenteve dhe të një dështimi kompjuterik.

Gazeta franceze L’Equipe raporton se jo vetëm se Chelsea i dërgoi me vonesë dokumentet e lojtarit, por një problem kompjuterik në Federatën e Futbollit të Francës bëri që transferimi i tij të mos kompletohej me kohë para mbylljes së afatit kalimtar.

Ziyech ndodhej në Paris mbrëmjen e së martës, i gatshëm për ta nënshkruar kalimin në PSG.

Chelsea dhe PSG-ja kishin arritur marrëveshje që Ziyech t’i bashkohej kampionit francez në huazim deri në përfundim të këtij sezoni.

Ai madje i kishte kaluar testet mjekësore dhe po priste vetëm shkëmbimin e dokumenteve mes Chelseat dhe PSG-së.

Por sistemi kompjuterik në zyrat e federatës franceze pati një problem dhe klubet nuk ishin në gjendje ta finalizonin transferimin para afatit të fundit në orën 22:00 në Francë.

Raportohet se përveç kësaj, Chelsea i kishte dërguar dokumentet e gabuara fillimisht.

Megjithatë, ekziston një shans i vogël që transferimi i tij në PSG të lejohet sot, meqë klubet i kishin përgatitur dokumentet në kohë dje.

Lajme të ngjashme