Hakan Çalhanoglu edhe për katër vite te Inter
Inter ka konfirmuar se mesfushori Hakan Çalhanoglu ka rinovuar kontratën.
Turku ka qenë ndër kryesorët te skuadra italiane edicionin e kaluar, ku ia dolën të kualifikohen deri në finalen e Ligës së Kampionëve.
Kësisoj, Inter ka mbetur i kënaqur me lojtarin dhe ia ka vazhduar kontratën edhe për katër vite.
“Mesfushori neurazur vazhdon qëndrimin te klubi”.
“Inter mund të njoftojë se është arritur marrëveshja me Hakan Çalhanoglu për të vazhduar qëndirmin në klub. 29-vjeçari ka rinovuar kontratën deri më 2027”, shkroi skuadra nga Milano.
Ancora Nerazzurro 🤝⚫🔵#ForzaInter #Calhanoglu2027
— Inter (@Inter) July 5, 2023
Çalhanoglu nuk është i vetmi që nënshkroi kontratën e rinovimit me Interin, pasi këtë rrugë e ndoqi edhe bashkëlojtari Barella.
Italiani që ishte shënjestër e Newcasatle Unitedit preferoi t’i qëndrojë besnik Interit, me të cilët synon trofetë e radhës.
Kujtojmë, Inter edicionin e kaluar përfundoi si nënkampion i Evropës derisa e mbylli sezonin si pozitë e tretë në Itali.