Pamje: Hadërgjonaj shënon gol në kampionatin turk dy ditë para se të grumbullohet me Kosovën
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka kaluar në epërsi skuadrën e tij, Kasimpasa, në ndeshjen ajo po e luan në udhëtim kundër Umraniyespor.
Për Hadërgjonajn ambientimi në ligën turke ka qenë i mirë. Ai e ka gjetur veten mjaft mirë, duke qenë gjithmonë titullar te Kasimpasa, ndërkaq në një-vjeçarin e fundit i ka përmirësuar edhe përformancat e tij.
Për më tepër, mbrojtësi 28-vjeç kosovar ka marrë edhe përgjegjësi në skuadër. Ai ka kohë që është ekzekutues i penalltive. Edhe sot mori përsipër që ta godiste penalltinë, duke lënë të shtangur portierin vendës në minutën e 35-të, që gjë i mundësoi skuadrës së Kasimpasat që të udhëheqë me rezultat 0:1. Përndryshe, ky ishte goli i dytë i shënuar në kampionat nga Hadërgjonaj.
GOL | Ümraniyespor 0-1 Kasımpaşa
— Süper Lig | Anlık Goller (@Golsuperlig7) September 17, 2022
⚽️ 36' Hadergjonaj (P)
Maç Linki ve anlık goller için takip: @GoalHubTR pic.twitter.com/E68ymPEpf3
Një tjetër lajm i mirë nga kampi i Kasimpasas është edhe angazhimi i bashkëlojtarit tjetër të Hadërgjonajt te Kombëtarja e Kosovës, Bersant Celina.
Fantazisti kosovar u transferua në formë huazimi te klubi turk gjatë afatit kalimtar veror dhe në javët e fundit ka arritur që ta konsolidojë pozitën e titullarit në skuadër.
Rikthimi i Hadërgjonajt te Kombëtarja e Kosovës
Për fatin e tij të keq dhe për fatin e keq gjithashtu të Kosovës, Florent Hadërgjonaj ishte pjesë e grumbullimit të “dardanëve” gjatë muajit qershor, për arsye familjare. Të paktën publikisht ky ka qenë versioni zyrtar.
Në një kohë kur Kosova nuk ia doli që ta rikthente në gatishmëri Vojvodën, mungesa e Hadërgjonajt peshoi rëndë, sepse tërë barra për katër ndeshjet që ishin në program gjatë muajit qershor ra mbi supet e Lirim Kastratit.
Florent Hadërgjonaj kishte treguar paraqitje të mira me Kosovën, duke u dëshmuar edhe polivalent në fushë. Ai ka alternuar pozitat, por paraqitjet në suazë të përgjithshme kanë qenë lineare, me një formë që nuk ka pësuar shumë lëkundje, për të qenë kështu një nga lojtarët më të dashur nga publiku kosovar.
Një nga elementet që më së shumti kanë shquar lojën e Hadërgjonajt ndër vite te Kombëtarja e Kosovës prej që ai është pjesë e saj nga debutimi me Bullgarinë në qershor të vitit 2019, ka qenë thjeshtësia në lojë, duke ndërlikuar gjërat me topin në pronësi.
Tani Alain Giresse do të ketë mundësi që për herë të parë ta ketë në gatishmëri për sa i takon ndeshjeve zyrtare, ngase më herët nën urdhrat e tij kishte luajtur vetëm në miqësoret kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës, të cilat kishin qenë edhe të parat për përzgjedhësin francez në stolin e Kosovës. Një rikthim ky i mirëpritur që do ta ndihmojë Kombëtaren që ta rikthejë një identitet në formacionin dhe lojën e vet.

