Haaland, Vinicius dhe Saka lojtarët më të shtrenjtë në botë – sipas hulumtuesve
Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, është lojtari më i shtrenjtë në botë dhe vlerësohet se kushton hiç më pak se 245.1 milionë euro, sipas një studimi të ri.
Vinicius Junior i Real Madridit dhe Bukayo Saka i Arsenalit radhiten në vendet dy dhe tre, përkatësisht, sipas raportit të fundit të Observatorit të Futbollit, CIES.
Mesfushori i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, është i katërti në këtë listë.
Mbrojtësi i Benficas, Antonio Silva, është lojtari i renditur më së larti jashtë pesë ligave kryesore evropiane.
Observatori i Futbollit CIES përdori shumë matje të ndryshme për ta krijuar një model shkencor për t’i vlerësuar 100 lojtarët më të shtrenjtë në botë.
Në këtë studim u morën parasysh transaksionet e mbi 2 mijë lojtarëve të transferuar nga klubet në top pesë ligat kryesore në Evropë nga korriku 2012 deri në nëntor 2021.
Most expensive players 🗺️ as per exclusive @CIES_Football ⚽ statistical model
— CIES Football Obs (@CIES_Football) June 6, 2023
🥇 @ErlingHaaland 🇳🇴 (@mancity)
🥈 @vinijr 🇧🇷 (@realmadrid)
🥉 @BukayoSaka87 🏴 (@Arsenal)
Top 💯 👉 https://t.co/ISlPAFha0X pic.twitter.com/CpD2E9Rzu5
Është shikuar edhe kohëzgjatje e kontratave të lojtarëve me klubet, si dhe mosha, golat, asistet dhe paraqitjet për ekipin kombëtar.
Pas një sezoni rekordthyes me Manchester City, Haalandi është vlerësuar si lojtari më i shtrenjtë në botën e futbollit.
Përfaqësuesi i Norvegjisë, 22 vjeç, e fitoi Këpucën e Artë në Premierligë këtë sezon pasi i shënoi 36 gola në 35 paraqitje, duke i ndihmuar skuadrës së Pep Guardiolës ta mbrojë me sukses titullin në Premierligë.
Ai po ashtu e fitoi FA Cup dhe është në finale të Ligës së Kampionëve kundër Interit të shtunën.
City e bleu atë nga Borussia Dortmundi për rreth 60 milionë euro verën e kaluar.
