Erling Haaland më i miri në Premierligë, vendos një rekord historik
Sulmuesi Erling Haaland është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Premierligë, si dhe lojtari më i mirë i ri.
Deri më tani askush nuk e kishte arritur këtë rekord, ku brenda një edicioni t’i fitojë këta dy tituj të rëndësishëm.
Kjo arritje erdhi në sezonin debutues, ku Haaland theu rekordin më së shumti gola në një edicion të vetëm duke realizuar 36 në 35 ndeshje dhe ndihmuar “Qytetarët” ta mbrojnë titullin e Premierligës.
“Jam i nderuar të bëhem lojtari i parë që i fiton të dy çmimet në të njëjtin sezon, faleminderit të gjithë që votuan për mua”.
“Ka qenë një sezon i parë i pabesueshëm duke festuar me trofeun javën e kaluar para tifozëve tanë në Etihad, që ishte shumë moment i veçantë për mua”.
“Këto çmime nuk do të ishin të mundura pa bashkëlojtarët e mi të mrekullueshëm, trajnerin dhe stafin e klubit që më ndihmuan të përformojë në fushë. Tani kemi dy finale dhe duam ta përfundojmë sezonin fuqishëm”, deklaroi Haaland për faqen zyrtare të Man Cityt.
A record-breaking season at just 22 years old!
— Premier League (@premierleague) May 27, 2023
Your @Hublot Young Player of the Season is @ErlingHaaland 🥇#PLAwards | @ManCity pic.twitter.com/ZfqX9Y85p2
Man City tani është i fokusuar në përballjen ndaj Man Unitedit në finalen e FA Cupit, derisa do të luajnë edhe kundër Interit më 11 qershor në kuadër të Ligës së Kampionëve.