Haaland regjistron statistikë të tmerrshme që s'e kishte arritur askush nën Guardiolan te Man City - NACIONALE

Haaland regjistron statistikë të tmerrshme që s'e kishte arritur askush nën Guardiolan te Man City

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Erling Haaland kompletoi vetëm dy pasime kundër Bournemouthit - një ishte nisje e topit nga mesi në fillim të pjesës së dytë, që është larg numri i pasimeve më të ulëta nga një lojtar i Manchester Cityt nën Pep Guardiolan.

E para prej tetë prekjeve të Haalandit në fitoren 4-0 vuri në zjarr Ilkay Gundoganin që shënoi golin e parë... dhe pasimi tjetër i tij erdhi nga mesi i fushës me të filluar pjesa e dytë.

Rekrutimi i verës të yllit të ri të Premier Ligës shkoi nga hero në zero brena gjashtë ditëve, me disa statistika vështirë të besueshme.

Dhe shifrat e tij shokuese të pasimeve nuk ishin të vetmet, pasi statistikat e tij në përgjithësi ishin po aq mjeruese.

Haaland shënoi dy gola të dielën e kaluar në debutimin kundër West Hamit, por kësaj radhe ai u desh të priste 18 minuta që veç ta prekte topin.

Dhe, deri në kohën kur Julian Alvarez e zëvendësoi në minutën e 74-t, derisa City po avanconte 3-0, ai nuk kishte fituar as edhe një duel në ajër.

Norvegjezi, 22-vjeçar, gjithashtu dështoi të kompletonte një driblim ose të fitonte një ndërhyrje.

Por trajneri i 'Qytetarëve', Pep Guardiola fajësoi mungesën e përfshirjes së Haalandit në defanzivën e Bournemouthit.

Spanjolli tha: "Puna më e vështirë në botë është kur jeni një sulmues kundër një mbrojtjeje me tre mesfushorë qëndrorë dhe tre qendërmbrojtës dhe ju jeni në mes.

"Do të gjejmë shumë nga këto por është në pyetje koha. Me kualitetin që kemi, do ta gjejmë".

Por, sido që e shikoni, madje edhe Guardiola duhet të jetë i tmerruar nga këto statistika të Haalandit.

Dy pasimet e Haalandit janë tepër larg krahasuar me atë që e mbante rekordin për më së paku pasime deri tash nën regjimin gjashtë-vjeçar të Pep Guardiolas - e që ishte nëntë pasime, i mbajtur nga Raheem Sterling, Sergio Aguero dhe Ferran Torres.

Lajme të ngjashme