Haaland përgatitet për dhimbjet që do t’i shkaktojë Premierliga: Trupi im është gati
Sulmuesi, Erling Haaland, duke se po e përgatit vetën dhe trupin e tij për Premierligën. Ai me shumë gjasa do të debutojë sot Premierligë për Manchester Cityn, dhe për këtë beson se trupi i tij është i gatshëm për t’i përballuar dhimbjet.
22-vjeçari do t’i ketë minutat e parë në kampionatin anglez, aty ku skuadra e tij fillon luftën për mbrojtjen e titullit, kundër West Ham United në Londër.
Çfarë thotë Haaland për Premierligën?
Në një intervistë të dhënë për TheAthletic, Haaland tregon përshtypjet e para se si i duket Premierliga.

“Mendoj se është më shumë lojë fizike, me intensitet të lartë dhe shumë më shumë presion.
Shumë ndeshje për të luajtur, atmosferë krejtësisht e ndryshme. Nga shikimi i ndeshjeve nga jashtë, ku mezi prisja ndonjëherë të jem këtu, tani do të luaj në Premierligë. Thjesht mezi po pres ndeshjen, me padurim.”
Përshtatja e Haaland në Manchester City
Sulmuesi i ri norvegjez la të kuptohet se ka nevojë për pak kohë që të përshtatet, pasi që loja dallon shumë nga Borussia Dortmund me këtë në Manchester City.
“Ka të bëjë shumë me kiminë. Isha për dy vite e gjysmë në Dortmund dhe normalisht ishte më e lehtë sepse i njihja të gjithë, por ajo kohë do të vjen edhe këtu, dhe pasimet tona do të kalojnë në mënyrë të duhur pastaj.
Është diçka që duhet të vijë me kohën dhe do të vijë. Në nivelin më të lartë, do të vijë.”
Ai është i kënaqur me nivelin e shokëve të tij në skuadër dhe beson se në momentin që kimia mes tyre është në nivelin e duhur, gjithçka tjetër do të jetë mirë.

“Mendoj se do të shkojë mirë, sepse jemi duke njohur njëri-tjetrin, ndonëse do të marr pak kohë. Do ta shohim, niveli i këtyre lojtarëve është i jashtëzakonshëm.”
Testi i parë për Haaland në Premierligë
Manchester City e fillon luftën për mbrojtjen e titullit si mysafire e West Hamit këtë pasdite, aty ku Haaland shpreson se do ta ketë fillimin perfekt.
Ndeshja e parë në shtëpi për te dhe skuadrën e tij do të jetë kundër Bournemouth, përpara se të udhëtojnë në Newcastle.
City do t’i ketë dy ndeshje radhazi si vendase në muajin e parë të Premierligës, ku do t’i presë Crystal Palacen dhe Nottingham Forest respektivisht.

