“Haaland do të ketë një problem në të ardhmen” – thotë Guardiola - NACIONALE

“Haaland do të ketë një problem në të ardhmen” – thotë Guardiola

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se ylli i skuadrës së tij, Erling Haaland, do të përballet me një problem në të ardhmen, pasi pritjet për ta tani janë që ai të shënojë het-trik në çdo ndeshje.

Haaland ka shënuar tetë gola në dy ndeshjet e fundit, me pesë golat e shënuar në Ligën e Kampionëve ndaj Salzburgut në mesjavë dhe tri sot ndaj Burnleyt në çerekfinale të FA Kupës.

Forma e jashtëzakonshme e tij po kthehet, por Guardiola thotë se ai mund të jetë viktimë e pritjeve të mëdha.

ERLING HAALAND MANCHESTER CITY 18032023

“Ky djalë do të ketë një problem në të ardhmen, njerëzit do të presin që ai të shënojë tre ose katër gola në çdo ndeshje dhe kjo nuk mund të ndodhë”, tha trajneri spanjoll në konferencë për shtyp. “Unë e njoh atë, atij nuk i intereson, është kaq pozitiv në jetën e tij, aq optimist, nuk ankohet kurrë dhe gjithmonë kujdeset për veten e tij. Ishte e pabesueshme që shënoi tetë gola në dy ndeshje, është një kërcënim i jashtëzakonshëm për kundërshtarët. Jeta e tij është plot pozitivitet, optimizëm dhe kjo e ndihmon shumë.”

Reprezentuesi norvegjez tani ka shënuar 42 gola në të gjitha garat në vetëm 37 paraqitje për kampionin në fuqi të Premierligës.

Erling Haaland Manchester City 2022-23

22-vjeçari ka shënuar gjashtë het-trika në këtë sezon në të gjitha garat, që i bie më shumë se çdo kombinim të lojtarëve nga Premierliga.

Pep Guardiola Man City

Ndeshja e radhës për Manchester Cityn dhe Erling Haaland është më 1 prill kundër Liverpoolit, pas një pushimi gati dyjavor, ku do të zhvillohen ndeshjet e kombëtareve.

Lajme të ngjashme