Haaland akoma me dhimbje, Guardiola thotë se ai nuk po stërvitet me skuadrën
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, shpreson se ylli i tij sulmues, Erling Haaland të kthehet deri në fund të janarit, pasi tha se norvegjezi akoma nuk është në gjendje të mirë fizike për të stërvitur me skuadrën, pas një lëndimi në këmbë.
23-vjeçari tashmë ka humbur gjashtë ndeshje radhazi në të gjitha garat për kampionin e Evropës dhe Botës për Klube, përfshirë fitoren e djeshme 3:1 ndaj Evertonit.

Reprezentuesi norvegjez u fotografua nga llogaritë e mediave sociale të klubit duke shkelmuar një top gjatë udhëtimit njëjavor të Cityt në Arabinë Saudite për Kupën e Botës për Klube javën e kaluar, por nuk është afër rikthimit në ekipin e parë.
“[Haaland] po stërvitet vetëm, por ai nuk po stërvitet me ekipin”, u tha Guardiola gazetarëve pas fitores në Goodison Park. “Kevin [De Bruyne] është duke u stërvitur me ekipin, por Erling nuk është ende. Është një çështje se kur do të zhduket dhimbja. Ne shpresojmë se ai do të kthehet në janar, por një stres në kockë është kaq i dhimbshëm. Ai nuk është një djalë si Phil Foden me shtat më të vogël -- Erling është i madh, nevojitet kohë më shumë. Ai do të kthehet dhe do të luajë. Por kjo varet nga mjekët. Mjekët vijnë çdo mëngjes dhe thonë se ky lojtar është në dispozicion dhe ky nuk është."