Gundogan: U zemërova me Guardiolan pasi nuk startova në ndeshjen e fundit në kampionat - NACIONALE

Gundogan: U zemërova me Guardiolan pasi nuk startova në ndeshjen e fundit në kampionat

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ilkay Gundogan, e pranon se ishte i nevrikosur me Pep Guardiolan që nuk po luante nga fillimi në ndeshjen e fundit të kampionatit anglez kundër Aston Villës.

Trajneri spanjoll e la mesfushorin gjerman në bankën rezervë në ndeshjen e fundit të sezonit, aty ku i duhej fitorja Manchester Cityt me patjetër për ta ngritur trofeun e Premierligës, pasi kishte Liverpoolin me vetëm një pikë mbrapa.

Ishin vetëm 14 minuta të mbetura në Etihad Stadium, kur rezultati ishte 2:0 në të mirë të Aston Villës dhe po dukej gjithçka e mbaruar, me qytetarët që po humbnin mundësinë për ta fituar titullin e katërt në pesë vitet e fundit. Por këtë nuk e lejoi Gundogan i cili shënoi dy herë dhe Rodi një, për përmbysjen e rezultatit në 3:2.

Pse Gundogan ishte i nevrikosur?

“Ne të gjithë jemi garues, duam që të gjithë të luajmë dhe mbajë mend se një javë më parë nuk fillova në ndeshjen ndaj West Hamit dhe isha i sigurt që ndeshjen ndaj Aston Villas do ta luaja nga fillimi, kur e kuptova se as aty nuk do luaja nga fillimi isha i nevrikosur me trajnerin”, tha Gundogan në premierën e dokumentarit “Together: Champions Again!”.

See the source image

“Unë sërish tentova të jem i fokusuar dhe t’i përkrahi shokët e skuadrës që po luanin nga fillimi, dhe mendoj që mllefin tim e futa pak në ndeshje.”

“Gjërat nuk filluan mirë, sepse po sa hyra në ndeshje pas 10 sekondash, Villa shënoi golin e dytë dhe të jem i sinqertë, si futbollist profesionalist ju duhet të tentoni gjithmonë të bëni më të mirën e mundshme.”

“Shënuam golin e parë dhe fati na buzëqeshi, në 10 minuta shënuam tre gola. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, është e vështirë për mua të analizojë atë që ndodhi në një interval të shkurtër kohor”, përfundoi turku me nënshtetësi gjermane.

A mund ta fitojë Manchester City titullin e tretë radhazi në Premierligë?

Qytetarët fillojnë mbrojtjen e titullit më 7 gusht kundër West Ham United, me nënshkrimet e reja të shtuara në skuadër, si: Erling Haaland, Kalvin Philips dhe Julian Alvarez.

Sidoqoftë, ata humbën lojtarë kualitativ, siç janë: Raheem Sterling, Gabriel Jesus, dhe Oleksandr Zinchenko.

“Unë jam i sigurt se ne do të jemi të suksesshëm. Çdo kush që ka ardhur, kanë pasur fillim të mirë në skuadër”, tha John Stones.

“Është e mërzitshme të shohës shokët e tu për vite që të largohen, si do që të jetë, pensionim apo dëshirë për një sfidë të re. Kjo është paksa e vështirë sepse kemi pasur shoqëri të mirë dhe kujtime të bukura në fushë që nuk do të harrohen kurrë”, përfundoi mbrojtësi anglez në dokumentarin ‘Together: Champions Again!’.

Lajme të ngjashme