Guild Eagles triumfon në finale të RES Adriatic, e mposht ekipin serb dhe siguron një vend në kualifikimet për ESL PRO LEAGUE - NACIONALE

Guild Eagles triumfon në finale të RES Adriatic, e mposht ekipin serb dhe siguron një vend në kualifikimet për ESL PRO LEAGUE

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Skuadra kosovare Guild Eagles, ka vazhduar serinë e suksesshme të fitoreve, ku sërish ka mposhtur skuadrën serbe Z10, tani për të triumfuar në turneun RES Adriatic League të sezonit të tretë, duke siguruar një vend në kualifikimet për ESL PRO League të sezonit të 19-të.

Djemtë nga Kosova u përballen edhe dje në gjysmëfinale me këtë skuadër, ku fituan me Maps 2:1, ndërsa sot kjo skuadër përmes Lower Bracket siguruan finalen, e në këtë përballja Guild Eagles fitoi 2:0.

Gjithçka nisi në Mirage, ku kundërshtarët e mbyllën pjesën e parë me avantazh të thellë 9:3, por skuadra jonë u kthye në lojë, për të fituar në fund 13:11.

Më i dalluari në këtë map ishte Rigon 'rigoN' Gashi me 23 vrasje, apo notë në HLTV 1.39.

Në mapin e dytë të zgjedhur nga kundërshtarët, kësaj radhe fitoi skuadra jonë dhe jo ajo serbe si dje. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 8:4, ndërsa në të dytën e menaxhuan mirë ndeshjen dhe në fund triumfuan me rezultat 13:10.

Flatron Halimi dhe Dionis Budeci u dalluan në këtë map si më të mirët me 1.17 dhe 1.20 notat respektive nga HLTV.

Me këtë fitore, seria pa humbje shkon në pesë ndeshje radhazi, ndërsa ka humbur vetëm një map apo 10:1 si rezultat i përgjithshëm.

Guild Eagles nga ky turne fitoi afër 5 mijë dollarë dhe një vend në kualifikimet për ESL PRO League, nga ku dy skuadrat e para kualifikohen direkt në një nga garat më të forta në CS2.

Lajme të ngjashme