Fitorja e katërt me radhë, Guild Eagles e shkatërron ekipen serbe Zero Tenacity dhe kualifikohet në finale të RES Adriatic
Pas një fillimi jo të mirë nga ish-Bad News Eagles, tani me emrin Guild Eagles, ku pësuan katër humbje radhazi, tashmë kanë hyrë në një seri pozitive dhe sot kanë arritur fitoren katërt me radhë, duke shkatërruar në tërësi skuadrën serbe Zero Tenacity, me çka janë kualifikuar në finale të RES Adriatic League Season 3.
Gjithçka filloi në Mirage, ku është Map i preferuar i skuadrës kosovare, ku shënuan fitore të thellë 13:1, duke dominuar çdo duel të mundshëm.
Më i dalluari si gjithmonë ishte Flatron 'juanflatroo' Halimi, që pati një vlerësim 2.39 në HLTV, pas 21 vrasjeve e vetëm katër vdekjeve. Ndihmë të madhe i dha edhe Rigon 'rigoN' Gashi, që pati 19 vrasje dhe vlerësim 2.29 nga HLTV.

Loja e mirë nga Guild Eagles vazhdoi edhe në Map të preferuar të skuadrës kundërshtare, pra në Anubis, por kundërshtarët arritën të ktheheshin nga një disavantazh i madh, për ta fituar ndeshjen në vazhdime 16:13.

Si rrjedhojë, ndeshja shkoi në Mapin e tretë, që ishte Vertigo.
Në këtë map, Guild Eagles ishin të pandalshëm, ku fituan me rezultat 13:8, me Rigon Gashin e Dionis Budecin që shkëlqyen.

Me këtë fitore, seria shkon në katër ndeshje pa humbje me vetëm një map të humbur, pra seri 8:1 në Maps.
Guild Eagles në finale do ta presë fituesin nga finalja e Lower bracket, ku Zero Tenacity do të luajë me skuadrën tjetër kosovare Illyrians. Finalja e madhe zhvillohet nesër, që pritet të fillojë në ora 20:00.
Kujtojmë se fituesi i këtij turneu jo vetëm që shpërblehet me afër 5 mijë dollarë, por edhe siguron kualifikimet për ESL Pro League të sezonit të 19-të.