Guardiola thotë se De Bruyne mungon ndaj Newcastles, ndërsa shpreson që Ederson të kthehet pas pushimit - NACIONALE

Guardiola thotë se De Bruyne mungon ndaj Newcastles, ndërsa shpreson që Ederson të kthehet pas pushimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City do të përballet me Newcastle United në çerekfinale të Kupës FA në Etihad të shtunën, me trajnerin Pep Guardiola që ka dhënë disa përgjigje në konferencën për shtyp.

Fillimisht trajneri spanjoll komentoi shortin e Ligës së Kampionëve, pasi Qytetarët do të takohen me Real Madridin në çerekfinale, e cila do të jetë kryendeshja, pasi të dy skuadrat janë cilësuar si favorite këtë sezon.

"Duket pak si traditë, tre vite radhazi tani. Shpresojmë të jemi në momente të mira deri në ndeshje," komentoi shkurtimisht Guardiola.

Ndërsa për përballjen me Newcastle në Kupën FA, tha se me këtë skuadër përballjet janë gjithmonë të vështirë prej kur kjo skuadër është nën pronësi të re.

"Që kur pronësia e re mori drejtimin te Newcastle United, përballjet me këtë skuadër janë tejet të vështira."

Guardiola shpreson që në skuadër të ketë atmosferë të mirë, ashtu si në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit, teksa do të jetë me dy mungesa të mëdha, si Ederson dhe Kevin De Bruyne.

"Për Ederson shpresoj se do të kthehet pas ndeshjeve të kombëtareve, ndërsa Kevin De Bruyne mungon ndaj Newcastles dhe pushimi do t'i ndihmojë që të rikuperohet për fazën e fundit të sezonit."

Lajmi i mirë është se Jack Grealish do të jetë pjesë e skuadrës ndaj Newcastle, me konfirmimin që erdhi nga Guardiola që tha se ai po vjen duke bërë më mirë.

Trajneri që fitoi tripletën vitin e kaluar me Manchester Cityn refuzoi të flasë për të njëjtin sukses edhe këtë vit.

"Nuk jam duke menduar për këtë. Në dy apo tre javët e fundit të sezonit do të mendoj. Një herë kemi çerekfinalen e nesërme, vazhdojmë ndeshje pas ndeshje."

Lajme të ngjashme