Guardiola shpjegon se pse zëvendësoi dy yjet e tij pas pjesës së parë - NACIONALE

Guardiola shpjegon se pse zëvendësoi dy yjet e tij pas pjesës së parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka shpjeguar arsyet se çka e dori deri te dy zëvendësimet pas përfundimit të pjesës së parë, pasi e filloi ndeshjen me një sistem eksperimental në fitoren minimale të qytetarëve 1:0 ndaj Chelseat.

Kampionët në fuqi të Premierligës arritën një fitore 1:0 në Stamford Bridge të enjten mbrëma, me Jack Grealish dhe Riyad Mahrez që erdhën nga banka rezervë për të kombinuar për golin e vetëm të fitores.

Para kësaj, Guardiola kishte futur në lojë Rico Lewis dhe Manuel Akanji në vend të Kyle Walker dhe Joao Cancelo me të filluar pjesa e dytë, me Cityn që e gjeti veten në lojë pas një fillimi jo të mirë me anësorin portugez në krahun e djathtë, me Rodrin që zuri një rol të dyfishtë në fushë, në mbrojtje dhe mesfushë.

Pep Guardiola Joao Cancelo Chelsea Manchester City Premier League 2022-23

Duke shpjeguar pse ai plan u prish në pjesën e parë, Guardiola i tha Sky Sports pas ndeshjes: “Ne nuk luajtëm mirë në pjesën e parë. Unë e admiroj dhe i thashë faleminderit për përpjekjen e tij Cancelos, duke parë që nuk luajti në pozicionin e tij. Ne vendosëm për një formacion me lojtarë që nëse ata vendosin të luanin pesë në prapavijë, ne do të luanim pak më ndryshe. Në pjesën e dytë ishim milje, milje më mirë në të gjitha repartet. Është një rezultat i madh për ne.”

Rodri Mateo Kovacic Chelsea Manchester City 2022-23

City ishte me fat që e gjeti fitoren e parë pas kthimit nga pushimi, pasi pa Chelsean të dominonte gjatë pjesës së parë, ku ata goditën shtyllën edhe pse u përballen me lëndime që në fillim të takimit, por të besuarit e Guardiolës dolën të kënaqur me golin e vetëm të shënuar nga Riyad Mahrez në minutën e 63-të, që solli tre pikët e vlefshme për ta mbajtur skuadrën e trajnerit spanjoll në hap me liderin, Arsenalin.

Riyad Mahrez Manchester City Chelsea Premier League 2022-23

City, i cili tani është pesë pikë larg nga lideri i Premierligës, Arsenal, tani do të përballet sërish me Chelsean të dielën, ku takohen në Etihad në raundin e tretë të FA Cup, më 8 janar.

Lajme të ngjashme