Guardiola: Rodri është mesfushori më i mirë në Evropë - NACIONALE

Guardiola: Rodri është mesfushori më i mirë në Evropë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se ylli i skuadrës së tij, Rodri, është mesfushori më i mirë në botë. Këto lavde erdhën pasi ‘Qytetarët’ me përmbysje fituan ndaj Red Star Belgrade, me rezultat 3:1.

Reprezentuesi spanjoll dha një paraqitje dominuese në ndeshjen e parë të sezonit të Cityt në Ligë të Kampionëve dhe e mbylli paraqitjen me një gol të mrekullueshëm.

"Për momentin ai është më i miri [mesfushor në Evropë]. Shpresojmë se ai mund të jetë më i mirë dhe të përmirësohet, por ai është një mesfushor i jashtëzakonshëm," tha Guardiola në një konferencë për shtyp. "Ne ishim me fat që klubi nënshkroi këtë lojtar dhe kur ai mbërriti ai nuk ishte ky lloj lojtari. Tani ai është një nga kapitenët. Ai është një lojtar i klasit të lartë."

rodri

Goli i Rodrit siguroi fitoren e Cityt, i cili gjithashtu mori pjesën në ndërtimin e aksioneve për dy golat nga Julian Alvarez, pasi kampionët ishin në disavantazh pas 45 minutave të para me golin e Osman Bukari. Guardiola tha se pranimi i golit të parë ishte një gjë e mirë për ekipin e tij pasi siguroi që ata të qëndronin të motivuar. Trajneri spanjoll pati fjalë të mira edhe për Alvarez, i cili ka bërë një fillim mahnitës të sezonit. "Vërtet mirë. Të gjitha veprimet ishin vërtet të mira dhe kaq të shpejta. Asistimi nga Erling ishte vërtet i mirë. Ai është shumë i ri. Çfarë nënshkrimi ka bërë klubi," shtoi Guardiola. "Ai ka gjithçka - lufton, gola dhe asistime. Djalë i pabesueshëm, i mrekullueshëm. Të luash pas Erling ai është një kërcënim i jashtëzakonshëm. Vërtet i kënaqur për të, ai e meriton."

Pep Guardiola Manchester City 2023-24

Guardiola shpjegoi gjithashtu se ai e hoqi Bernardo Silvan para përfundimit të pjesës së parë pasi kishte marrë një dëmtim që tani do ta lërë jashtë atë nga ndeshja e së shtunës në shtëpi ndaj Nottingham Forest. City ka një listë të gjatë të lojtarëve të lënduar duke përfshirë Jack Grealish, Kevin De Bruyne, Mateo Kovacic, me Guardiolën që e pranoi kur tha: "Ne jemi në telashe".

‘Qytetarët’ ndeshjen e radhës e zhvillojnë në Premierligë ndaj Forest në tentim për të vazhduar pa humbje edhe në javën e gjashtë, ndërsa në Ligë të Kampionëve më 4 tetor takohet me RB Leipzig në udhëtim.

Lajme të ngjashme