Guardiola: Na shpëtoi Ortega përndryshe Arsenali do të ishte kampion i Anglisë
Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola e ka falënderuar portierin Stefan Ortega që e shpëtoi klubin me pritje fantastike, përndryshe Arsenali do të ishte kampion i Anglisë.
Man City bëri hapin e madh drejt titullit duke mposhtur Tottenhamin dhe tani ka nevojë vetëm për një fitore që ta marrë trofeun e katërt radhazi.
Megjithatë, ajo që fitoi vëmendjen në ndeshje ishte pritja mahnitëse që bëri Ortega në përballjen një kundër një ndaj kapitenit të Spurs Heung-min Son.
Pas ndeshjes, Guardiola deklaroi se Ortega e shpëtoi Cityn nga humbja e pësuar.
“Stefan Ortega na ka shpëtuar, përndryshe Arsenali do të ishte kampioni i Anglisë”.
“Në përballjet një kundër një, Ortega është një nga portierët më të mirë që kam parë në jetën time”, deklaroi ai.
City në xhiron e fundit do të përballet me Ëest Ham Unitedit dhe i duhet fitorja për t’u shpallur kampion, ose nëse s’ia arrin duhet të shpresojë që Arsenali të dështojë ndaj Evertonit.
Kujtojmë, të dy përballjet zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:00.