Guardiola: Man Utd, Chelsea dhe Arsenal kanë shpenzuar më shumë se ne këto pesë vite, por s’kanë fituar
Trajneri Pep Guardiola ka qenë paksa i ashpër në konferencë për media, duke përmendur si Manchester United, Chelsea dhe Arsenal kanë shpenzuar më shumë këto pesë apo gjashtë vite, por s’kanë fituar trofe të mëdhenj.
City shihet si favoriti kryesor për ta fituar titullin për herën e katërt radhazi në Premierligë, ku përballja “jetike” do të jetë ndaj Tottenhamit.
Tekniku spanjoll në konferencë për media është pyetur nëse i gjithë ky rrugëtim ka të bëjë me paratë, por përgjigja ishte e ashpër.
“Ti thua se gjithçka ka të bëjë me paratë? Duhet të ishte arsyeja pse Man United duhet të fitonte të gjithë titujt, pastaj Chelsea të gjithë titujt dhe si skuadër e tretë Arsenali, pra të gjitha titujt”.
“Ata kanë shpenzuar më shumë para në pesë apo gjashtë vitet e fundit më shumë se ne, por s’kanë fituar (ndonjë trofe të rëndësishëm)”.
🔵❗️ Pep Guardiola: “You say it’s all about the money? Man United, Chelsea, Arsenal… they should have been there”.pic.twitter.com/aB9e1qEN5q
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 14, 2024
Guardiola gjithashtu e ka bërë të qartë se City duhet t’i fitojë dy ndeshjet e mbetura për t’u shpallur kampion dhe që nuk duhet të bazohen te Evertoni.
Pas Tottenhamit, City do të ketë një përballje jo të lehtë në shtëpi të dielën ndaj West Ham Unitedit.