Guardiola: Liga e Kampionëve ëndërr, por nëse shohim historinë Interi më i madh se Man City - NACIONALE

Guardiola: Liga e Kampionëve ëndërr, por nëse shohim historinë Interi më i madh se Man City

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola e ka quajtur ëndërr fitimin e mundshëm të Ligës së Kampionëve derisa e vlerësoi lartë Interin.

Man City synon nesër ta kompletojë tripletën në përballjen ndaj Interit në Stamboll për Ligën e Kampionëve.

Para ndeshjes, tekniku katalunas deklaroi se Interi është skuadër më e madhe nëse e shohin historinë.

Është absolutisht ëndërr. Por që ta arrish duhet ta bësh në mënyrë korrekte”.

Në fund është ndeshje futbolli. Skuadra që paraqitet më mirë pas 95 minutave do të fitojë. Në histori, Interi është më i madh se Man City. Nuk është e rëndësishme. Çfarë ka rëndësi është që nesër në ora 21:00 në Stamboll ta bëjmë më të mirën e mundshme”.

Ai tutje shtoi se Haaland do ta ndihmojë nesër klubin anglez, kurse e sheh si përballje të vështirë ndaj Interit meqenëse mbrohen me pesë mbrojtës.

Nëse keni dyshime për Erling Haaland që të shënojë gola, do të jeni person i vetëm...nesër ai do ta ndihmoj Man Cityn për ta fituar Ligën e Kampionëve”.

“Kam një plan nesër, do t’i komunikoj idetë. Nëse do të kemi sukses do të jetë mirë. Jemi gati, lojtarët do të japin gjithçka, duke ditur dhe respektuar kundërshtarin”.

Duhet të provojmë të mbrohemi, nuk e di si por duhet të mbrohemi. Kur të kemi topin të sulmojmë. Do të jetë vështirë me pesë në mbrojtje, do të provojmë të gjejmë zgjidhje që të jemi më efektiv për ta zgjidhur situatën”.

Finalja do të nis me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme