Guardiola kritikon mbrojtjen pas pësimit të dy golave: Jemi ‘të butë’ në disa reparte - NACIONALE

Guardiola kritikon mbrojtjen pas pësimit të dy golave: Jemi ‘të butë’ në disa reparte

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Premierligës, Manchester City, u kthye në lojë nga një epërsi e dyfishtë e Crystal Palaces sot gjatë ditë për ta fituar lojën 4:2, por trajneri i qytetarëve, Pep Guardiola ka kritikuar lojtarët duke thënë se jemi të butë në disa reparte të fushës.

Manchester City pësoi dy gola brenda 30 minutave kundër Crystal Palace të shtunën, përpara se një hattrick i Erling Haaland ta shpëtonte ditën. Qytetarët mund të kenë ndjerë një ndjenjë dejà vu-je pasi ishin në një pozicion të ngjashëm kundër Newcastle Unitedit një javë më parë, përpara se të shpëtonin një pikë në barazimin 3-3.

Duke folur për BBC, Guardiola tha: "Dy ndeshjet e fundit kanë pasur shumë gola të shënuar dhe shumë gola të pësuar. Ishte një lojë e mirë. Ne gjithmonë kemi qenë në vështirësi kundër tyre, por jemi rikthyer. Në sezonet e mëparshme nuk e kemi pasur, por tani po fillojmë të kemi. Është një mësim i mirë për ne ajo që ndodhi në pjesën e parë, por tani krejt në fund mendoj se ishte një lojë e mirë. Ne duhet të përmirësohemi. Jemi të butë në disa reparte të fushës."

worried pep man city 2022-23

Manchester City mbetet i pamposhtur në Premierligë, diçka që dukej e pamundur në pjesën e parë të së shtunës. Skuadra e Guardiolës tani ka shënuar 13 gola në katër ndeshjet e tyre të para, me nënshkrimin e ri, sulmuesin norvegjez Haaland që ka rrëmbyer gjashtë gola për vete në këto katër ndeshjet e para.

Guardiola kishte fjalë të mira për sulmuesin norvegjez, duke thënë se ai këtë që po bënë tani e bënë që kur ka lindur.

“Unë do ta falënderoja vetën time për idetë e mia brilante, por do të thosha që Erling e ka bërë këtë që bënë që kur ka lindur”, tha Guardiola për hattrickun e Haaland.

Haaland Man City 2022-23

“Gjithmonë e ka bërë këtë në jetën e tij, në Salzburg, BVB (Borussia Dortmund), duke shënuar gjithmonë gola. Këto ekipe që mbrohen thellë, ai ka një sens të jashtëzakonshëm goli. Tre golat, sidomos i fundit, edhe i pari, gola të mirë”, tha për fund trajneri spanjoll.

Kampionët anglez në ndeshjen e ardhshme do të udhëtojnë te skuadra e promovuar në këtë sezon, Nottingham Forest, ndeshje kjo që zhvillohet më 31 gusht, përpara se të udhëtojnë për në Aston Villa për ndeshjen e parë të shtatorit.

Lajme të ngjashme