Guardiola komenton të ardhmen e Gundoganit: E meriton më të mirën
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka pranuar se nuk e di nëse mesfushori Ilkay Gundogan do të qëndrojë në "Etihad".
Turku-gjermanit i skadon kontrata në verë dhe pavarësisht dëshirës së Man Cityt për të rinovuar, negociatat kanë ngecur dhe garës i është bashkuar Barcelona.
Para ndeshjes së radhës, Guardiola konfirmoi se nuk e di të ardhmen e lojtarit, duke deklaruar se ai meriton më të mirën.
"Ne ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Gundoganit".
"Ai është i fokusuar 100 për qind për tani. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen, do të ndodhë. Më e mira për të, ai e meriton".
Barcelona që një kohë e ka bërë prioritet mesfushorin sidomos pasi Xavi Hernandez është i dashuruar me mënyrën e lojës.
Katalunasit janë duke bërë çmos për ta bindur të kalojë në "Camp Nou", pasi po punojnë që të luftojnë sërish për Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë, vetë lojtari e ka pranuar se momentalisht është i fokusuar që të fitojë trofe me Man Cityn, me gjigantin anglez që po e ëndërron tripletën.
Man City nëse fiton dy ndeshjet e pazhvilluara në Premierligë do të marr liderin, është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku përballet me Real Madridin dhe në gjysmëfinalen e FA Cup, ku i pret Sheffield Unitedi.