Guardiola i nervozuar thotë se skuadra e tij luajti shumë mirë - NACIONALE

Guardiola i nervozuar thotë se skuadra e tij luajti shumë mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka insistuar se skuadra e tij ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, pavarësisht se barazuan në shtëpi 1:1 ndaj Evertonit, për të krijuar një hendek edhe më të madh mes tyre dhe liderit të Premierligës, Arsenalit.

51-vjeçari ishte dukshëm i nervozuar në intervistën e tij pas ndeshjes pas barazimit në shtëpi ndaj Evertonit, por ai pretendoi se ekipi i tij ishte i pafat që nuk kishte mposhtur skuadrën nga qyteti i Liverpoolit. Kampionët në fuqi tani i kanë dhënë më shumë terren liderit të ligës Arsenal.

“Ndeshje e madhe. Ne luajtëm shumë mirë në tri ndeshjet e fundit dhe kjo më bënë shumë optimist. Të lëshosh pikë në shtëpi është gjithmonë keq, por unë jam duke provuar gjithmonë ta bëjë ndeshjen tonë më të mirë, dhe kështu duhet të vazhdojmë”, tha spanjolli për BBC Sport.

Guardiola tregoi se e kishte shumë problem lojën defensive të skuadrës së Frank Lampard, por pavarësisht kësaj, ai insistoi se zhvilluan lojë të mirë.

"Unë do të thosha se ata po luanin me tetë lojtarë në mbrojtje. Në atë situatë, ka të bëjë me lëvizjen dhe sulmin në momentin e duhur. Në përgjithësi ne e bëmë këtë. Ne nuk i lejuam tranzicionet. Ata bënë një gol fantastik dhe kur kjo ndodh ju thoni urime, por në përgjithësi ne bëmë shumë mirë në ndeshje”.

Haaland shënoi për epërsinë fillestare të Manchester Cityt në pjesën e parë për golin e tij të 21-të në 15 ndeshje, ndërsa Demarai Gray shënoi për barazimin e rezultatit në pjesën e dytë me një gol të jashtëzakonshëm.

Qytetarët do të kërkojnë të fitojnë terren ndaj Arsenalit që në ndeshjen ardhshme luajnë kundër Newcastle, ndërsa kampioni aktual luan kundër Chelseat në udhëtim.

Lajme të ngjashme