Pamje: Gray i shënon gol të jashtëzakonshëm Manchester Cityt - NACIONALE

Pamje: Gray i shënon gol të jashtëzakonshëm Manchester Cityt

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Evertoni ka arritur ta barazojë rezultatin në 1:1 ndaj Manchester Cityt në Etihad Stadium, dhe për këtë fajtor ishte një gol jashtëzakonisht i bukur i Demarai Gray.

City ishte në epërsi që nga pjesa e parë me një gol të Erling Haaland, dhe në pjesë të dytë dukej se kishin hyrë më qetë, por kështu nuk mendoi edhe skuadra e Frank Lampard.

Gray pranoi një top në zonën e rrezikshme, për të dërguar një goditje shumë të fortë dhe precize për të shënuar gol të jashtëzakonshëm për barazimin e rezultatit në 1:1 në minutën e 64-ët.

Skuadra e Pep Guardiolas tani kërkon me çdo kusht fitoren në mënyrë të qëndrojë në hap për garën për titull kampioni.

Lajme të ngjashme