Guardiola: Haalandi nuk mund të na fitojë i vetëm Ligën e Kampionëve - NACIONALE

Guardiola: Haalandi nuk mund të na fitojë i vetëm Ligën e Kampionëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është i impresionuar me siç thotë ai ‘cilësitë speciale’ të Erling Haalandit, por insiston se sulmuesi norvegjez nuk t’ia fitojë skuadrës së tij i vetëm Ligën e Kampionëve pa ndihmën e skuadrës.

Haaland është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme që kur iu bashkua ‘Qytetarëve’ në afatin kalimtar veror të këtij viti, duke shënuar 10 gola në gjashtë paraqitjet e parë në Premierligë.

Sidoqoftë, trajneri spanjoll ka paralajmëruar skuadrën e tij se nuk mund të llogarisë vetëm në sulmuesin ‘vrastar’ për të arritur kurorëzimin evropian.

Haaland and Pep

“Unë gjithmonë besoj, por nëse nisemi vetëm mbi supet e Haalandit, ne nuk do të mundemi ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Ajo se çfarë duhet të bëjmë është të luajmë mirë, të krijojmë shanse që t’i ndihmojmë atij të shënojë dhe shpresoj se do ta bëjmë këtë”, tha fillimisht Guardiola.

“Ai ka cilësi speciale dhe në ndeshje të rëndësishme ndoshta ai mund të zgjidh problemet që ne kemi, patjetër, por nëse nuk luajmë mirë nuk mund ta fitojmë as Premierligën e as Ligën e Kampionëve.”

“Ai erdhi këtu sepse ne e bindëm atë, sepse e ndjeu se nuk kemi sulmues të mjaftueshëm dhe ai mund të luajë me ne dhe të tentojë të përfshihet në mënyrën se si luajmë ne”, vazhdoi tekniku spanjoll.

Erling Haaland Manchester City 2022-23

Guardiola foli edhe për njerëzit e shumtë që flasin për Haalandin kohë pas kohe dhe përshtatjen e tij që thoshin se do vononte në përshtatje, por ai tha se i kupton njerëzit se çfarë flasin rreth sulmuesit norvegjez, por se në skuadër ka disa lojtarë të rinj që i duhet trajtim i njëjtë për t’u përshtatur në skuadër.

“I kuptoj të gjithë që flasin për Haalandin, por unë kam tre, katër apo pesë futbollistë të rinj në skuadër dhe i konsideroj njëjtë në kuptimin e përshtatjes sa më të shpejtë në skuadër”, tha për fund Guardiola.

Erling-Haaland

Manchester City është në kërkim të kurorëzimit në Ligën e Kampionëve për një dekadë, por ende nuk ia ka dalë të triumfojë, edhe pse arriti deri në finale të kësaj gare. Sidoqoftë, ardhja e Haaland ka sjellë shpresë te ‘Qytetarët’ dhe ka rritur optimizmin te tifozët se këtë triumf mund ta arrijnë në sezonin 2022/23.

Kampioni i Anglisë do ta hap kampanjën e saj në Ligën e Kampionëve kundër Sevillës sot në mbrëmje, dhe të gjithë sytë janë nga sulmuesi norvegjez, që do ta bëjë paraqitjen e parë në Evropë për ‘Qytetarët’.

Lajme të ngjashme