Pep për Haaland: Një muaj më parë ishte ‘katastrofë’, tani ai do të thyejë çdo rekord
Sulmuesi i ri i Manchester Cityt, Erling Haaland, deri më tani ka shënuar nëntë gola në pesë paraqitje dhe trajneri spanjoll në krye të qytetarëve ka thënë për të se nga një formë katastrofike, ai është udhës të thyejë çdo rekord.
Haaland shënoi një hattrick të dytë në dy ndeshje radhazi që ndihmoi Manchester Cityn të fitonte me rikthim ndaj Crystal Palaces dhe lehtësisht ndaj Nottingham Forest, duke vendosur një rekord të ri për më shumë gola në pesë ndeshjet e para të një sezoni të Premierligë. Guardiola hezitoi të komentonte mundësinë që Haaland të thyente edhe më shumë rekorde, duke pranuar se nuk mund të parashikojë të ardhmen.
Kur u pyet në një konferencë për shtyp nëse norvegjezi do të thyente më shumë rekorde, Guardiola u përgjigj: "Unë i admiroj njerëzit që mund të parashikojnë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por unë nuk mund ta bëj këtë. Një muaj më parë ai ishte një ‘katastrofë’, tani ai do të thyej gjithçka para vetës. Nuk shoh se çfarë ndodh në të ardhmen, nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër. Imagjinoni çfarë do të ndodhë në dy vjet. Ne jemi të kënaqur për mënyrën se si ai vendoset në fushë. Jo vetëm Erling, por edhe stafi është kaq i rëndësishëm se si ata ndihmojnë për t'u përshtatur lojtarët e rinj dhe këta lojtarë janë vërtet të mirë. Kjo është gjëja më e rëndësishme."

City nënshkroi një marrëveshje për Erling Haaland në maj të këtij viti dhe sulmuesi duroi një debutim të vështirë në Community Shield, duke i bërë njerëzit të vënë në dyshim përshtatshmërinë e tij në futbollin anglez. Ai sigurisht që ka shuar çdo shqetësim, duke shënuar nëntë gola në vetëm pesë ndeshje, duke e çuar në tjetër nivel skuadrën e tij në Premierligë.
Kuriozitet: Ndërmjet golit të parë të Haaland në hattrickun ndaj Crystal Palaces dhe golit të fundit të hattrickut ndaj Nottingham Forest, janë vetëm 70 minuta të luajtura futboll.

Ndeshjen e radhës qytetarët në kampionatin anglez e zhvillojnë nesër në Villa Park kundër Aston Villës me fillim nga ora 18:30, dhe pas kësaj ata udhëtojnë në Spanjë për ta zhvilluar ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve në fazën e grupeve ndaj Sevillës, ndeshje kjo që luhet më 6 shtator.
