Guardiola e quan Messin më të mirin në histori në një video ku ua shpjegon lojtarëve të vet virtytet e argjentinasit - NACIONALE

Guardiola e quan Messin më të mirin në histori në një video ku ua shpjegon lojtarëve të vet virtytet e argjentinasit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një video e shkurtër nga dokumentari i ri i Manchester City “Kampionë Përsëri!” shfaq Pep Guardiolën duke ua shpjeguar lojtarëve të vet virtytet e Lionel Messit.

City e ka publikuar dokumentarin e ri i cili flet për marshin e skuadrës drejt titullit në Premierligë në sezonin 2021/22.

Në një video të shkurtër të këtij dokumentari, Guardiola shihet duke e nxitur skuadrën e vet të luajë si Messi dhe të dalë në fushë për t’i dhënë fund Club Brugges në pjesën e tyre të përballjes së tyre në fazën grupore në Ligën e Kampionëve në Belgjikë.

City po fitonte 2:0 pas pjesës së parë, falë golave nga Joao Cancelo dhe Riyad Mahrez, dhe Guardiola vendosi të flasë për ish-lojtarin e vet gjatë diskutimit me lojtarët e tij në zhveshtore.

Messi, ende i freskët në mendjet e lojtarëve të Cityt pas golit të veçantë që e kishte shënuar në ndeshjen paraprake kundër tyre në Paris, u përshkrua nga Guardiola si luftarak dhe bishë, cilësi që sipas trajnerit katalonas, e bëjnë atë lojtarin më të mirë që e ka parë deri tani.

“A e dini pse Messi është lojtari më i mirë që e kam parë në jetën time?” dëgjohet Guardiola duke i pyetur lojtarët e vet.

“Sepse ai është luftarak. Ai është bishë. Dhe tani, ne duhet të pasojmë topin dhe të shikojmë. Kur ta keni pasur topin, sulmoni këtu”.

Ai shtoi: “Duhet të shënoni gola, djem! Messi e pason topin dhe vrapon si makineri. Ai e nuhat golin”.

Lojtarët e Cityt patën nevojë për këshillën e trajnerit, pasi në fund i shënuan edhe tri gola të tjerë në pjesën e dytë dhe fituan 5:1 kundër klubit belg.

Megjithëse u mposht nga PSG-ja në fillim të fazës grupore në Parkun e Princave, City reagoi shumë mirë duke i fituar ndeshjet e tjera në grup për të dalë lider para gjigantit francez.

Skuadra e Guardiolës arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve atë sezon, ku u mposht nga kampioni eventual Real Madridi në një ndeshje dramatike në Bernabeu, ku anglezët e paguan shtrenjtë në fund mosshfrytëzimin e rasteve të shënimit.

Lajme të ngjashme