Guardiola e pranon se Man City nuk e meritoi kualifikimin në Ligën e Kampionëve - NACIONALE

Guardiola e pranon se Man City nuk e meritoi kualifikimin në Ligën e Kampionëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola thotë se Manchester City nuk e meritoi kualifikimin në Ligën e Kampionëve, me Real Madridin që ishte më e mirë në dy ndeshjet.

City ëndërronte një përmbysje ndaj Realit në “Etihad”, por që madrilenët zhvilluan ndeshje fantastike për të fituar me rezultat 3:1 falë het-trikut të Kylian Mbappe.

Guardiola pas ndeshjes deklaroi se Reali e meritoi kualifikimin, derisa Cityt i mbetet të luftojë për top katërshe këtë sezon.

“Pasi pranuam golin e parë, nuk u mbrojtëm mirë dhe u bë gjithnjë e më e vështirë. Duhet ta pranojmë, skuadra më e mirë fitoi, prandaj urime Real Madridit. Tani jemi të fokusuar në Premierligë”.

“Është skuadër fantastike, merituan të kualifikohen. Ne nuk e merituam, është viti i parë që nuk kemi një sezon të mirë në Ligën e Kampionëve”.

“Duhet ta pranojmë dhe të luftojmë për të qenë këtu sezonin tjetër. Sigurisht, Real Madridi është kandidat për ta fituar por që ka edhe skuadra tjera të mira përreth”.

Kjo ishte hera e tretë në histori, që Guardiola drejton një skuadër në fazën e eliminimit direkt dhe i humb të dy ndeshjet.

Cityn ndërkohë e pret një përballje e vështirë në vikend ndaj liderit aktual, Liverpool.

Lajme të ngjashme