“Gruaja më lejoi” – Toni Kroos tregon se pse nënshkroi kontratë të re me Real Madridin
Mesfushori gjerman, Toni Kroos, ka treguar se rol të madh në nënshkrimin e kontratës së re me Real Madridin kishte gruaja e tij, ndërsa ka zbuluar se si do ta marrë vendimin për pensionim.
Kroos e ka zgjatur qëndrimin e tij në Real edhe për një sezon tjetër, duke vazhduar një shoqëri të shkëlqyer me klubin me të cilin ka fituar Ligën e Kampionëve në katër raste dhe La Ligën tre herë. Reprezentuesi gjerman ka shpjeguar tani se gruaja e tij luajti një rol të madh në vendimin e tij për të vazhduar lidhjen e tij me mbretërit.

"Gruaja ime më lejoi. Kështu që kisha leje të vazhdoja edhe një vit me Real Madridin," tha Kroos për RTL.
I pyetur për mundësinë e pensionimit pas skadimit të kontratës së tij të re, ai shtoi: "Ka një ose dy shembuj negativ të njerëzve që thjesht nuk mund të largohen nga futbolli, kur nuk je më lojtari që njerëzit kanë në mendje dhe kjo nuk dua të ndodhë me mua. Kam ndjenjën se ky sezon ka shkuar po aq mirë sa nëntë të fundit në Madrid. Pse të mos shkojë edhe tjetri po aq mirë? Unë ende e shijoj futbollin dhe jam i uritur për tituj."

Kroos pranon se nuk është i sigurt se çfarë do të sjellë e ardhmja përtej skadimit të kësaj kontrate, duke thënë se ai ende nuk ka marrë një vendim për daljen në pension të mundshëm. Ai është me Realin që nga viti 2014 dhe ka bërë gjithsej 417 paraqitje për klubin.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Kroos do të përfshihet në para-sezon pasi Reali përgatitet të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara për ndeshjet kundër AC Milan, Manchester United, Barcelona dhe Juventus.
